Lajme Zone

“Birra Korça”, shija që na bashkon! Faleminderit qytetarëve për mbështetjen dhe besimin!

“Birra Korça” falënderon nga zemra të gjithë qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme të treguar në Facebook dhe Instagram gjatë këtyre ditëve.

“Birra Korça”, shija që na bashkon! Faleminderit qytetarëve për mbështetjen dhe besimin!

“Birra Korça” falënderon nga zemra të gjithë qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme të treguar në Facebook dhe Instagram gjatë këtyre ditëve. Mesazhet, komentet dhe reagimet tuaja kanë qenë një forcë e madhe motivuese për ne dhe një dëshmi e lidhjes së veçantë që qytetarët kanë me markën tonë. Kjo mbështetje tregon jo vetëm dashuri për këtë markë historike shqiptare, por edhe vlerësim për seriozitetin, traditën dhe cilësinë që “Birra Korça” ka ruajtur me përkushtim ndër vite. “Birra Korça” është birra e parë shqiptare, që prej vitit 1928, dhe do të vazhdojë të jetë pranë jush me të njëjtën cilësi, formulë dhe shije autentike që ka shoqëruar breza të tërë shqiptarësh.

Faleminderit për besimin, mbështetjen dhe respektin tuaj! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb