Një nga markat shqiptare që prej vitesh është bërë pjesë e pandashme e Festës së Birrës në Korçë është edhe Elbar. Për 11 vite, marka ka zgjedhur të jetë pranë këtij eventi, ku mijëra njerëz mblidhen për të shijuar muzikën, atmosferën dhe shoqërinë.
Për Elbar, kjo festë është më shumë se një event veror. Është një hapësirë ku marka takohet drejtpërdrejt me konsumatorët dhe sjell në tavolinat e tyre një produkt shqiptar, të prodhuar me fokus tek cilësia dhe miqësia. Me një histori 11-vjeçare në treg dhe një prani të vazhdueshme në Festën e Birrës, Elbar rikthehet edhe këtë vit në Korçë, duke e konsideruar këtë event si një prej momenteve më të rëndësishme për t’u lidhur me konsumatorët. Ana Xifaj, menaxhere e markës, ka treguar për CNA atë çka Elbar përfaqëson dhe fokusin e kësaj kompanie birre. “Për ne është kënaqësi shumë e veçantë që Elbar ka qenë pjesë e Festës së Birrës, një nga festat më të dashura verore në Shqipëri. Që prej fillimeve të Elbar, prej 11 vitesh më parë, kemi qenë gjithmonë prezentë sepse ku më mirë se sa një festë që ka në qendër muzikën, festën, miqësinë. Nuk ka se si të mungojë një gotë Elbar, një birrë e cila ka në fokus miqësinë e vërtetë dhe një birrë lokale shqiptare me përbërës super cilësorë. Kështu që ne do të jemi gjithmonë pjesë e Festës së Birrës dhe me shumë kënaqësi rikthehemi për të disatin vit”, shprehet Xifaj. Ana Xifaj Pas markës qëndron edhe një proces i vazhdueshëm përmirësimi dhe kontrolli të cilësisë. Elbar është vlerësuar ndër vite edhe në kompeticione ndërkombëtare, ndërsa kompania thotë se përzgjedhja e lëndës së parë dhe procesi i prodhimit janë në qendër të punës së saj. “Elbar është vlerësuar disa herë me çmime ndërkombëtare, një prej tyre prej Monde Selection. Normalisht bëhet një punë shumë e madhe, proceset tona janë gjithmonë në përmirësim të vazhdueshëm, duke filluar që nga seleksionimi i lëndës së parë, burimi i ujit nga Dajti, përzgjedhja, kështu që gjithmonë për ne cilësia për konsumatorin është në qendër të të gjithë punës së madhe që bëhet për Elbar”, thotë ajo. Në Festën e Birrës, prania e Elbar është e shtrirë në disa pika, me më shumë se 15 stenda të vendosura në hapësirat e festivalit. Një prezencë që sipas drejtuesve të markës është shoqëruar me interes të lartë nga vizitorët. “Elbar ka më shumë se 15 stenda në të gjitha anët e skenografisë së Festës së Birrës. Jemi shumë të kënaqur nga pjesëmarrja e lartë në festë, gjithashtu nga pjesëmarrja e lartë që ka pasur në stendat e Elbarit”, shton Xifaj. Për markën, interesi i lartë në festival është një tjetër tregues i lidhjes që Elbar ka krijuar me konsumatorët shqiptarë. Por kjo prani, sipas menaxheres së markës, shoqërohet edhe me një përgjegjësi të madhe për të ruajtur standardin e produktit. “Elbar është një nga birrat më të parapëlqyera në treg, jo vetëm në këtë festë, por edhe në tregun shqiptar. Kështu që për ne është një përgjegjësi shumë e madhe që të jemi një nga birrat më të preferuara të shqiptarëve. Është një përgjegjësi dhe një krenari shumë e madhe që ne vijmë me këtë produkt cilësor dhe kaq të pëlqyeshëm”, thotë ajo. Dhe pikërisht kjo marrëdhënie me konsumatorin është ajo që marka kërkon të forcojë edhe përmes eventeve të tilla. Festa e Birrës shihet si një mundësi për t’u afruar me publikun, për të qenë pjesë e tavolinave të tyre dhe për ta shoqëruar festën me miqtë. “Siç e thashë, është përgjegjësi për të qenë sa më pranë konsumatorëve dhe për t’u dhënë atyre kënaqësinë maksimale për të festuar me miqtë, me këtë birrë që të jetë gjithmonë pjesë e tavolinës së tyre, e ku më mirë se sa në një festë të tillë”, përfn Xifaj. 11 vite në Festën e Birrës, një prani e shtrirë në më shumë se 15 stenda dhe një histori e ndërtuar rreth prodhimit vendas dhe cilësisë. Elbar vijon të jetë pjesë e atmosferës së Korçës, duke e konsideruar këtë festë jo vetëm një traditë verore, por edhe një mundësi për të qenë më pranë konsumatorëve dhe për të festuar së bashku me ta. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

