VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, në të cilën ndodhet edhe një hotel.
Abc News ka siguruar momentin kur flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të godinës, dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit.
Sipas të dhënave paraprake, 7 persona janë transportuar në spital, ndërsa 5 prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Katër persona të tjerë ndodhen në sallën e operacionit.
Ndërkaq, gjashtë prej të dëmtuarve janë shtetas të Kosovës, ndërsa një tjetër është shtetas nga Rrësheni. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

