Kryepolici Skënder Hita zbriti në terren për të inspektuar masat e bluve për sigurinë rrugore. Ai bëri me dije se vetëm këtë javë, me mjetet inteligjente të policisë u vendosën 1.100 gjoba për shpejtësi, në disa raste me shoferë që kapin deri në 230 km/h. Në 1 vit tha Hita, janë më shumë se 1 mijë shoferë që u është hequr patenta prej mbarimit të pikëve. Ndërkohë 1 060 shoferë janë vënën nën hetim për mospasjen e lejeve të drejtimit. LEXO edhe...Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve përsëritës në timon u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen gjobat për celularin e shpejtësinë (VIDEO) “Përgjatë kësaj jave, mjetet inteligjente kanë vendosur 1.100 masa administrative për shkelje të tejkalimit të shpejtësisë, që variojnë deri në 230 km/h. Ndërkohë, gjatë një viti, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, janë 1.075 drejtues automjetesh, të cilëve iu është hequr leja e drejtimit, pasi iu kanë mbaruar pikët e lejes së drejtimit. Njëkohësisht, kemi edhe 1.060 raste të proceduara për mospasjen e lejeve të drejtimit. Këto janë me të vërtetë shifra alarmante dhe na bëjnë të kthejmë vëmendjen dhe fokusin kryesor te siguria rrugore”, tha Hita. Kreu i Policisë së Shtetit paralajmëroi se kontrollet do të intensifikohen përmes radarëve, dronëve dhe mjeteve të tjera inteligjente. Ai njoftoi gjithashtu se së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, të cilat do të integrohen në sistemin e Policisë. “Nuk është në fokusin tonë që vetëm të evidentojmë shkelje. Në fokusin tonë është të ndërgjegjësojmë qytetarët, të parandalojmë këto shkelje rrugore dhe të mos kemi aksidente fatale. Ju bëjmë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të mos përdorin telefonin celular, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike, të mos tejkalojnë normat e shpejtësisë, pasi shpejtësia vret. Një rregull i respektuar është një jetë e shpëtuar më shumë”, apeloi Hita. Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, tha se mjetet inteligjente janë vendosur në akset kryesore të vendit dhe evidentojnë automatikisht automjetet që tejkalojnë shpejtësinë. “Jemi dislokuar në aksin rrugor, në rrugën interurbane kryesore Rrogozhinë-Durrës. Është një mjet inteligjent që e mat shpejtësinë në mënyrë automatike. Kemi edhe të tjera në të gjithë territorin e vendit, të ngjashme, që janë të dislokuara në akset kryesore të vendit, në Rrugën e Kombit, por edhe në akset e tjera kryesore rrugore, që evidentojnë çdo mjet që tejkalon normat e shpejtësisë”, tha Vatoci. SI.E./E.H/ReportTv.al shpejtesi e larte gjoba policia e shtetit Skënder Hita Perlat Vatoci policia rrugore Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3254 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
