Rrjetet sociale, Instagram dhe Facebook dy platformat e korporatës Meta, janë jashtë funksionit, duke shkaktuar probleme për përdoruesit në shumë vende të botës. Sipas raportimeve të shumta nga përdoruesit, platformat sociale nuk kanë funksionuar normalisht, duke penguar aksesin në llogari, ngarkimin e përmbajtjeve dhe përdorimin e disa funksioneve kryesore. LEXO edhe...Bien Instagram e Facebook, përdoruesit sinjalizojnë probleme me dy rrjetet sociale të Meta-s! Probleme edhe me WhatsApp “Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi me faqen. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash", është njoftimi që del Facebook. Deri në këto momente, kompania Meta nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkakun e problemit apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimeve. Foto: Njoftimi në Facebook Xh.K/ReportTv.al instagram facebook Komento Komente Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 55.8% Argjentina 38.9% Nuk kam mendim 5.3% Vota total: 1230 Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?

