Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator një zjarr ka rënë në Syrin e Kaltër, bashkia Finiq. Nga zjarri i ndodhur në hyrje të Syrit të Kaltër janë djegur 4 kioska tregtimi private. Pas informacionit të rënies së zjarrit ka shkuar në vend 3 mjete zjarrfikëse, 2 mjete policie së bashku me forca policore. Për rreth 2 orë është luftuar me flakët e zjarrit dhe rreth orës 02:00 u arrit të shuhej zjarri. Nga hetimi i deritanishëm dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qënë masë elektrike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: syri i kalter zjarr

