Aleksandar Vuçiç Presidenti serb paralajmëron dorëheqjen e qeverisë dhe më pas të tijën. Mediat serbe raportojnë se zgjedhjet parlamentare mund të hapin rrugën për rikthimin e Vuçiçit në pushtetin ekzekutiv. Serbia mund të hyjë këtë javë në një fazë të re politike. Të hënën, Kuvendi pritet të zhvillojë seancën ku do të shqyrtohet një mocion mosbesimt ndaj qeverisë së kryeministrit Gjuro Macut, një proces që mund t'i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në prag të seancës, presidenti Aleksandar Vuçiç njoftoi se qeveria do të japë dorëheqjen, ose Kuvendi do të konstatojë se ajo ka humbur shumicën, duke krijuar kushtet ligjore për shpalljen e zgjedhjeve.
Vuçiç zbuloi edhe planin e tij politik. Ai tha se pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare do të qëndrojë edhe për disa ditë në detyrën e presidentit për të përfunduar angazhimet shtetërore, ndërsa më pas do të japë dorëheqjen dhe do t'i bashkohet fushatës elektorale për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve për postin e kryeministrit.
"Do të largohem nga presidenca, do të hip në makinën time dhe do të udhëtoj në të gjithë Serbinë për të kërkuar votën e qytetarëve për mandatin e kryeministrit", deklaroi Vuçiç.
Presidenti serb theksoi se, megjithëse Kushtetuta do t'i lejonte të zgjidhej kryeministër nga shumica parlamentare pa zgjedhje, ai nuk dëshiron ta marrë këtë detyrë pa një mandat të drejtpërdrejtë nga qytetarët.
Lëvizja vjen në një kohë kur prej muajsh flitet se Vuçiç po përgatit një kalim nga posti i presidentit në drejtimin e qeverisë. Mandati aktual është i dyti dhe i fundit si president, pasi Kushtetuta e Serbisë nuk i lejon të kandidojë për një mandat të tretë radhazi.
Nëse Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit, do të nisë një afat 30-ditor për formimin e një qeverie të re. Nëse kjo nuk ndodh, parlamenti do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje. Nëse mocioni rrëzohet, qeveria do të vazhdojë mandatin e saj, por sipas procedurave ligjore do të mund t'i kërkojë presidentit shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Seanca e së hënës pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme politike në Serbi këtë vit, pasi mund të shënojë nisjen e një rikonfigurimi të pushtetit me Aleksandar Vuçiç që synon të mbetet figura qendrore e politikës serbe, këtë herë në postin e kryeministrit. /Pamfleti vucic qeveri 1 Komente v vk 21 Korrik 2026, 19:23 Terhiq kemben edhe per kete tonin. Merre dhe coje ne te semes. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Trump kërcënon Huthit: SHBA do të ndërhyjë nëse sulmojnë Arabinë Saudite 21 Korrik 2026, 18:0218:02Rajoni dhe Bota Tërmet politik në Hungari! Prokuroria bastis serverët e Fidesz-it, Orban: Ka nisur tirania! 21 Korrik 2026, 17:1017:10Rajoni dhe Bota Trump bën 'lëmsh' ekonominë globale, planifikon një valë të re tarifash për 60 vende 21 Korrik 2026, 17:0117:01Rajoni dhe Bota Kërcasin prangat për Viktor Orban? Prokuroria bastis zyrat e partisë së ish-kryeministrit 21 Korrik 2026, 16:0516:05Rajoni dhe Bota Pezheskian: Komunikimi me Khamenein është rritur, të gjitha vendimet kritike i merr ai 21 Korrik 2026, 15:1715:17Rajoni dhe Bota Italia "digjet" nga i nxehti, rritet numri i qyteteve në alarm të kuq 21 Korrik 2026, 14:5914:59Rajoni dhe Bota

