Një 24-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në det, në zonën e lundrimit mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, teksa i riu, Klaus Gjergji, ndodhej në një gomone së bashku me dy persona të tjerë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 24-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga gomonia. Gjatë rënies në ujë, ai është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të mjetit lundrues.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë të riut.
Gjergji është transportuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë drejt spitalit. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, 24-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra.
Fillimisht, ngjarja u raportua si një përplasje mes dy mjeteve lundruese, por njoftimi zyrtar i Policisë sqaron se bëhet fjalë për një incident të ndodhur në bordin e një gomoneje.
Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

