Lajme Zone
Biba i Konkurrencës kërkon 30 MILION Lekë t’i fusë në xhep: S’kemi fonde të hetojmë bizneset
PolitikëJOQ Albania

Biba i Konkurrencës kërkon 30 MILION Lekë t’i fusë në xhep: S’kemi fonde të hetojmë bizneset

Në letër, Autoriteti i Konkurrencës i drejtuar nga Denar Biba shfaqet si një institucion i mbytur nga puna dhe i gjunjëzuar nga mungesa e fondeve. Në realitet, shifrat tregojnë një histori interesante për taksapaguesit... një institucion që nuk arrin të shpenzojë paratë që ka, lë zyrat bosh dhe ndërkohë i shtrin dorën qeverisë për dhjetëra miliona lekë të tjera.

Një auditim i fortë i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se si ky institucion kyç për ekonominë e vendit mbylli vitin 2025 duke lënë 16.828 milionë lekë të parealizuara, ndërkohë që guxoi të kërkonte 30.803 milionë lekë fonde shtesë për vitin pasardhës.

Për muaj me radhë, narrativa e Konkurrencës ka qenë e njëjtë: Nuk mund të bëjmë hetime sepse shteti nuk na jep para dhe nuk mund të punësojmë njerëz.

Por raporti i KLSH-së e hedh poshtë këtë alibi të rreme. Nga një buxhet final prej 138 milionë lekësh që dispononte institucioni pasi u fry me akt normativ, u shpenzuan vetëm 121.172 milionë lekë, duke lënë 87% të planit të realizuar dhe mbi 16.8 milionë lekë që u kthyen mbrapsht në arkën e shtetit.

Anatomia e këtij mosrealizimi zbulon paaftësi të pastër menaxheriale. Pjesa dërrmuese e parave të djegura i përket fondit të pagave. Nga 89.3 milionë lekë të planifikuara, u shpenzuan vetëm 76.179 milionë lekë, duke lënë pa prekur 13.121 milionë lekë. Alibia se mungon stafi bie poshtë nga vetë shifrat e KLSH-së, pasi nga 49 pozicione zyrtare të miratuara, Autoriteti la 6 vende pune bosh gjatë gjithë vitit.

Logjika bie në krizë! Si mund të kërkosh staf shtesë dhe fonde për paga kur nuk je i aftë të plotësosh vendet ekzistuese që i ke me leje fondesh?

E njëjta tablo dështimi shfaqet edhe te shpenzimet operative dhe investimet, ku u kursyen miliona lekë dhe dy projekte të caktuara u braktisën pa u vënë kurrë në lëvizje. Kontrasti më skandaloz mbetet momenti kur institucioni raportonte pranë Ministrisë së Financave dhjetëra milionë të pashpenzuara, dhe në të njëjtën kohë i dërgonte faturën për 30.8 milionë lekë shtesë për vitin 2026.

Kur kësaj panorame i shtohen edhe raportet e monitorimit buxhetor që rezultojnë të jenë thjesht letër e vdekur pa asnjë lidhje mes shpenzimeve dhe performancës reale në terren, rezultati është një portret i qartë i administratës që fshihet pas alibive burokratike. Të kërkosh para shtesë ndërkohë që paratë ekzistuese digjen në llogaritë e papërdorura nuk është thjesht keqmenaxhim, por një tallje e hapur me transparencën publike.