Lajme Zone
Betonierja ra nga rrethrrotullimi pas përplasjes me “Audi”-n, humb jetën shoferi
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Betonierja ra nga rrethrrotullimi pas përplasjes me “Audi”-n, humb jetën shoferi

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë, ku një betoniere doli nga rruga dhe përfundoi poshtë urës.

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë, ku një betoniere doli nga rruga dhe përfi poshtë urës.

Sipas informacioneve të reja, drejtuesi i betonieres ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes.

Nga të dhënat paraprake mësohet se betoniereja është përplasur fillimisht me një automjet tip “Audi” në pjesën e sipërme të rrugës, ndërsa më pas ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia e rrethrrotullimit, duke përfunduar në pjesën e poshtme të aksit rrugor.

Gjatë rënies, mjeti i tonazhit të rëndë ka goditur edhe një tjetër automjet që ndodhej poshtë urës.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit dhe shkaqeve që sollën humbjen e kontrollit të betonieres. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)