Lajme Zone
Beteja për pagat zhvendoset në Kushtetuese, magjistratët ankimojnë ligjin e ri të qeverisë Rama
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Beteja për pagat zhvendoset në Kushtetuese, magjistratët ankimojnë ligjin e ri të qeverisë Rama

Mësohet se Shoqatat e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin e ri të pagave të miratuar nga maxhoranca me 18 Shtator.

Votimi i ligjit në Kuvend u shoqërua me debate të forta politike. Kryeministri Edi Rama votoi pro projektligjit, ndërsa Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallë në momentin e votimit. Ligji i ri i pagave u miratua në Kuvend me 84 votat pro të mazhorancës Ligji i ri i pagave për magjistratët është miratuar në Kuvend, por përplasja mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë nuk duket se ka përfunduar.

Mësohet se Shoqatat e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin e ri të pagave të miratuar nga maxhoranca me 18 Shtator.

Me 84 vota pro, mazhoranca miratoi të enjten formulën e re për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndryshimet parashikojnë një rritje të pagës referuese me rreth 8,500 lekë, ose rreth 2 për qind të pagës së Presidentit.

Kjo shumë është dukshëm më e ulët se kërkesa e magjistratëve, e cila është mbështetur edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Institucionet e drejtësisë kanë kërkuar një rritje prej rreth 80 mijë lekësh të pagës referuese.

Votimi në Kuvend u shoqërua me debate të forta politike. Kryeministri Edi Rama votoi pro projektligjit, ndërsa Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallë në momentin e votimit. Nga grupi i tij parlamentar, 24 deputetë votuan kundër, duke e cilësuar projektligjin si një “puç kushtetues”. Deputeti Bujar Leskaj ishte i vetmi që abstenoi.

Përtej miratimit të ligjit, qeveria ka nisur gjithashtu punën për hartimin e një tjetër ligji që synon ribalancimin e piramidës së pagave në administratën publike.

Kryeministri Edi Rama ka argumentuar se pas reformës në drejtësi, pagat e magjistratëve janë rritur në nivele “stratosferike”, duke krijuar sipas tij një deformim në strukturën e pagave.

Rama ka kundërshtuar gjithashtu kërkesën që pagat e magjistratëve të rriten automatikisht sa herë që rriten pagat e punonjësve të tjerë të administratës, duke e cilësuar këtë kërkesë si “lajthitje”.

Ndërkohë, magjistratët teksa do të dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, zhvendosin edhe përplasjen për formulën e re të pagave nga Kuvendi drejt institucionit që do të duhet të vlerësojë përputhshmërinë e ligjit me Kushtetutën.magjistratët kundër qeverisë rama ankimojnë ligji i ri të pagave Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kushtetuesja i mbyll derën Lapajt për 4 mln eurot e Kanye West, padia nuk kalon në seancë 21 Shtator 2026, 13:4613:46Politike Tabaku ngre alarmin në Komitetin Shqipëri-BE: S'ka transparencë, Parlamenti mbron interesat e pakicës 21 Shtator 2026, 12:0912:09Politike Balla përplaset me Bardhin në Komitetin Shqipëri-BE: Kuvendi nuk bën ligje me porosi, drejtojuni drejtësisë 21 Shtator 2026, 11:5911:59Politike Integrim me Parlament të bllokuar? Bardhi: Rama refuzon llogaridhënien, mazhoranca vendimet e Kushtetueses 21 Shtator 2026, 11:2911:29Politike Ambasadorja e BE-së thirrje qeverisë Rama: Vijoni reformat që të mos kemi kthim prapa 21 Shtator 2026, 11:1311:13Politike Ngërçi për pagat, Rama tenton t’i marrë me të mirë magjistratët; i fton në Kryeministri 21 Shtator 2026, 11:0611:06Politike