Lajme Zone
Beso i Tajvanit pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA, përmes firmës që punoi për Ramën
PolitikëJOQ Albania

Beso i Tajvanit pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA, përmes firmës që punoi për Ramën

Kompania Balkan Energy DMCC dyshohet se ka paguar rreth 1.7 milionë dollarë gjatë vitit 2025 për shërbime lobimi në Shtetet e Bashkuara, përmes kompanisë së fuqishme Ballard Partners. Sipas dokumenteve të lobimit në SHBA, pas kësaj kompanie qëndron Balkan Energy sh.a., e regjistruar në Tiranë dhe e lidhur me familjen e biznesmenit Besnik Sulaj, i njohur si “Beso i Tajvanit”. Dokumentet e QKB-së tregojnë se Skënder Sulaj zotëron 100% të aksioneve, ndërsa Besnik Sulaj ka qenë administrator i shoqërisë gjatë periudhës së pagesave, deri në prill 2026.

Sipas deklarimeve zyrtare, nga shuma totale e lobimit, 750 mijë dollarë janë paguar vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2025. Pagesat kanë ngritur pikëpyetje për shkak të gjendjes financiare të kompanisë, e cila, sipas bilanceve të raportuara, ka regjistruar humbje prej rreth 148 milionë lekësh gjatë katër viteve të fundit. Ballard Partners deklaron se ka përfaqësuar interesat e Balkan Energy pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë, me objektiv asistencën për depërtimin në tregjet e huaja të energjisë.

Çështja merr një dimension politik për shkak të lidhjeve të mëparshme të Ballard Partners me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. E njëjta kompani lobimi ishte angazhuar në vitin 2017 nga PS, me një pagesë prej 20 mijë dollarësh në muaj, për të siguruar komunikim dhe mbështetje në qarqet politike amerikane. Kjo përputhje ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e angazhimit të Balkan Energy dhe nëse lobimi mund të ketë shërbyer edhe si kanal indirekt komunikimi me administratën amerikane. Megjithatë, deri më tani, këto dyshime nuk përbëjnë prova për një koordinim mes kompanisë, biznesmenit Besnik Sulaj dhe kryeministrit Rama.