Lajme Zone
Besa e varrosur e qeverisë 'Rama'!
PolitikëPamfleti

Besa e varrosur e qeverisë 'Rama'!

Lexoni psikologjinë për të kuptuar mendjen njerëzore.

Kabineti "Rama" Kur besa është varrosur, në vend të saj mund të lulëzojë vetëm pabesia! Lexoni histori për të kuptuar pse qytetërimet ngrihen dhe shemben. Lexoni fizikë për të kuptuar se përse universi nuk interesohet për mendimet e tua. Lexoni ekonominë për të kuptuar si funksionojnë stimujt. Lexoni letërsi për të huazuar një mijë jetë ndërsa jeton vetëm jetën tënde.

Lexoni psikologjinë për të kuptuar mendjen njerëzore.

Lexoni edhe komentet e ministrave të qeverisë që na udhëheq, por bëjeni pa u prekur nga paaftësia e tyre për të kuptuar nevojat e njerëzve që u shërbejnë, pa i gjykuar këto të fundit.

Lexoni ministrat, por pa u acaruar, për të kuptuar se pa empatinë ose aftësinë për të krijuar lidhje, qoftë duke dëgjuar në mënyrë aktive, qoftë duke ndarë mirësi përmes fjalëve, të gjitha emocionet e tjera prosociale janë të padobishme.

Një jetë është shumë e shkurtër, kështu, leximi mbetet rruga më e shkurtër edhe më e vjetër e njerëzimit, që na lejon të trashëgojmë shekuj gabimesh, zbulimesh, luftërash, shpikjesh, zhgënjimesh dhe mençurie pa paguar çmimin e plotë për çdo mësim.

Lexoni! Çdo libër është një dritare; çdo person është një bibliotekë; çdo koment, status a qëndrim i atyre që me vendimet e tyre ndikojnë jetët tona, është një mundësi për t'u bindur se, kur besa është varrosur, në vend të saj mund të lulëzojë vetëm pabesia!

kabineti "rama" besa Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Nuancat larushe të 'elektoratit gri' 11 Gusht 2026, 11:1711:17Forum Lumenjtë nuk mund ta ndryshojnë rrjedhën e tyre natyrore 11 Gusht 2026, 09:2809:28Forum Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant 11 Gusht 2026, 09:2309:23Forum Investigimi/ 20 mijë fuçi në ditë, si Bankers Petrol vodhi 15 miliardë euro naftë nga nëntoka shqiptare (Video) 10 Gusht 2026, 19:4419:44Forum Ngushtimi i hapësirës diplomatike detyron Zelensky-n të luajë lojën e Vuçiçit 10 Gusht 2026, 18:2718:27Forum A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin 10 Gusht 2026, 10:2010:20Forum