Lajme Zone
“Besa” e të pabesit është fallco, me AI
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Besa” e të pabesit është fallco, me AI

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ngritur shqetësimin mbi dokumentin ‘Besa’ i përpiluar nga kreu i qeverisë, Edi Rama për protestuesit, të cilët prej dy muajsh ndodhen përpara zyrës së tij ku dhe i këkrojnë dorëheqjen. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ku dhe ka bërë publik edhe mesazhin e qytetarit digjital, Berisha shkruan se dokumenti ‘Besa’ është pëpriluar përmes inteligjencës artificiale dh

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ngritur shqetësimin mbi dokumentin ‘Besa’ i përpiluar nga kreu i qeverisë, Edi Rama për protestuesit, të cilët prej dy muajsh ndodhen përpara zyrës së tij ku dhe i këkrojnë dorëheqjen. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ku dhe ka bërë publik edhe mesazhin e qytetarit digjital, Berisha shkruan se dokumenti ‘Besa’ është pëpriluar përmes inteligjencës artificiale dhe jo nga njeriu.

Statusi:

Gjuhëtari digjital!

“Besa” e të pabesit është fallco, me AI

Lexoni mesazhin e gjuhëtarit digjital!

Mirëmbrëma Doktor analizova me kujdes, dokumentin “Besa” që ka shpërndarë KM dhe del shume qarte që është bërë me AI dhe jo nga njeriu.

Shumë fjali fillojnë me "Por", "Po" dhe "Dhe" që në semantikën e gjuhës shqipe nuk janë të përdorshme, madje gramatikisht konsiderohen gabime.

Ka shumë elementë përmbajtësor që kanë një gjuhë "zyrtare" AI të tipit chatgpt plus, mbasi programi mendon në anglisht edhe pse ti ja kërkon në shqip, kështu që ka për bazë rregullat drejtshkrimore apo semantikore të anglishtes, që nuk janë si të shqipes. Nga i pabesi pritet veçse pabesi dhe mashtrime! Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm