Lajme Zone
“Besa” e Ramës kthehet në meme, protestuesit ironi me pankarta: Belinda ka edhe një hall me SPAK…
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Besa” e Ramës kthehet në meme, protestuesit ironi me pankarta: Belinda ka edhe një hall me SPAK…

Në protestën e 55-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, qytetarët kanë ironizuar përmes pankartave dokumentin e prezantuar nga kreu i qeverisë para grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në protestën e 55-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, qytetarët kanë ironizuar përmes pankartave dokumentin e prezantuar nga kreu i qeverisë para grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se dokumentin e ka pagëzuar me emrin “Besa”, duke e cilësuar si një reflektim mbi qeverisjen, me synimin që vendimet e qeverisë të mos perceptohen më nga qytetarët si “prerje në besë”.

Megjithatë, ky emërtim u shndërrua në një nga temat kryesore të pankartave të protestuesve, të cilët e përdorën me tone ironike për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Në një prej pankartave shkruhej: Belinda ka edhe një hall me SPAK. Na duhet edhe një herë me dhënë “Besën”.

Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zegjineja?”, ndërsa një tjetër pyeste: “O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?”. Mesazhet e protestuesve synuan të sfidonin narrativën e prezantuar nga kryeministri, duke e kthyer termin “Besa” në simbol të kritikave ndaj mënyrës së qeverisjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb