Arkend Balla, deputeti i "Besës" / Edi Rama kërkon 'besë' nga deputetët e PS-së; por Arkend Balla, deputet i Durrësit, ka qenë drejtor menaxhimi në kompaninë 'Nisatel' të vëllezërve Danaj, grupit kriminal të sekuestruar nga SPAK për trafik droge. Nexhmedin Danaj, shefi i tij, u arrestua në Dubai më 1 shtator, ndërsa Balla mori mandatin në 2023 pas dorëheqjes së detyruar të Rrahman Rrajës... Në takimin e ditës së enjte me ministrat dhe deputetët e PS-së, Edi Rama u mbajti leksione dhe u la detyra për lëvizjen politike "Besa e Prania Besnike" dhe figurën e pastër të përfaqësuesve të PS-së, të cilët duhet t'u japin besën qytetarëve dhe duhet të marrin besën prej tyre.
Por në grupin parlamentar të PS-së ka deputetë të lidhur aktivisht dhe në interesa ekonomiko-financiare me krerë të grupeve kriminale, dhe nuk mund të prishin besën që kanë lidhur me ta, por do të aktrojnë sikur do t'u japin besën qytetarëve.
P.sh., më datë 1 shtator 2026, u njoftua arrestimi në Dubai i shtetasit Nexhmedin Danaj, drejtues i një grupi kriminal në Vlorë, i shpallur në kërkim nga SPAK qysh prej muajit prill 2026, pas operacionit "Ura" të kryer me Gjykatën e Barit (Itali) dhe EUROJUST.
Sipas dosjes hetimore, rezulton se deputeti aktual i PS-së në Durrës, Arkend Balla, më 2021 e 2025 u fut në listën e kandidatëve për deputet dhe ka siguruar votat nëpërmjet angazhimit kriminal të këtij grupi.
Por përveç miqësisë dhe lidhjeve me grupet kriminale, deputeti i PS-së, Arkend Balla, krijoi lidhje bese dhe punësh e interesash edhe me bandën kriminale "Danaj" në Vlorë, të drejtuar nga Nexhmedin Danaj, i arrestuar në Dubai me kërkesë të SPAK-ut.
Sipas dokumentit zyrtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe në Tatime, deputeti Arkend Balla ka qenë i punësuar drejtor menaxhimi i kompanisë "Nisatel" sh.p.k., pjesë e grupit të kompanive të vëllezërve "Danaj" në Vlorë, të sekuestruara nga SPAK për trafik droge e pastrim ndërkombëtar parash. Ndërsa në dosjen hetimore të SPAK-ut, deputeti socialist rezulton si lidhje e ngushtë miqësore dhe bashkëpunues në aktivitete kriminale nëpërmjet Portit të Durrësit, me vëllezërit Nexhmedin, Sadri e Vexhi Danaj të grupit "Danaj" në Vlorë.
Pra, deputetit të PS-së, Arkend Balla, i është arrestuar në Dubai miku dhe shefi i tij Nexhoja, të cilin ai e kishte drejtues të grupit kriminal dhe punëdhënës në kompaninë "Nisatel" të grupit "Danaj".
Në këtë kompani, deputeti Arkend Balla ishte i punësuar nga data 5 qershor 2021, pasi kandidoi për deputet, dhe deri më 5 gusht 2023, kur sipas listës së kandidatëve të PS-së për Qarkun Durrës, mori mandatin e deputetit Rrahman Rraja të Niklës, të cilin Edi Rama e detyroi të jepte dorëheqjen për shkak të lidhjeve të familjarëve me krimin e organizuar.
A mund t'i jepet besa këtij lloj deputeti, dhe a mund të besohet në ato që ai do të thotë e do të premtojë në takimet "Prezenca Besnike" të ditëve të premte?/Pamfleti
© Copyright Pamfleti
Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.
Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.arkend balla nexhmedin danaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Gysi hyri në burg dhe la litarin jashtë/ Si Agasi dhe Goxhobelli tjetërsuan tokën shtetërore dhe ndezën përplasjen në Vlorë 4 Shtator 2026, 11:5911:59Anti-Mafia Dosja e Gjuhadolit: Ekspertiza false dhe presioni i Blendi Gonxhes mbi specialistët që mbrojtën veprën e Idromenos 2 Shtator 2026, 15:2115:21Anti-Mafia Si e dorëzoi Edi Rama në SPAK Ergys Agasin e AKSH-it, dhe pse e mban fort Engjëll Agaçin e klanit “Aruba” 1 Shtator 2026, 13:1413:14Anti-Mafia Dokumenti/ Drejtoresha Eni Vasili i kërkon qeverisë nga plazhi, 19.5 milionë euro shtesë fondi për RTSH-në 1 Shtator 2026, 11:3611:36Anti-Mafia Dosja e Mario Berberit në Kapshticë: kompanitë me prestanome, kontrabanda dhe lidhja me kreun e doganës, Dritan Çekani 31 Gusht 2026, 13:3313:33Anti-Mafia Nga pallati i shembur natën te kulla 16 kate/ I hapet rruga PAGA VILLAGE; kush është Genci Osmënaj dhe beteja për truallin te “Petro Nini”? 30 Gusht 2026, 13:5413:54Anti-Mafia

