Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi sot një sulm ndaj degës së PD-së në qytetin e Shkodrës.
Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me aktin dhe e cilësoi si një provokacion të ulët.
Në fjalën e tij nga selia blu, Berisha deklaroi se kjo ngjarje nuk do të ndryshojë qëndrimin e PD-së në mbështetje të protestës studentore. “Jam këtu për të paralajmëruar Ramën se asnjë provokacion i ulët i atij që organizoi në Shkodër ndaj selisë së PD Shkodër nuk do të mund të lëkundë kurrë gjer në fitore mbështetjen e plotë dhe totale të PD-së për revoltën studentore. Studentët do të fitojnë”,-tha Berisha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

