Lajme Zone
Berisha shfrytëzon IDU-në për të marrë pjesë në Konventën Republikane në SHBA, nis përpjekjet për nxjerrjen e vizës amerikane
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha shfrytëzon IDU-në për të marrë pjesë në Konventën Republikane në SHBA, nis përpjekjet për nxjerrjen e vizës amerikane

Një ftesë e aleancës globale të Partive të Qendrës së Djathtë, IDU mund ta çojë Sali Berishën në SHBA këtë shtator. IDU e ka bërë kryedemokratin pjesë të delegacionit të vet që do të jetë i pranishëm në konventën e Republikanëve, të presidentit Donald Trump. PD i ka kërkuar ministrisë së Jashtme notë verbale që viza të mos vonohet.

TIRANË- Pesë vite pas shpalljes non grata nga SHBA, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur me përpjekjet për të shkelur në tokën amerikane. Kryedemokrati po e kërkon rrugën për në Amerikë duke shfrytëzuar IDU-në. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar shkresën që i ka mbërritur kreut të PD-së më 7 gusht, përmes së cilës konfirmohet se Berisha është përfshirë në delegacionin IDU-së për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane që organizohet nga Donald Trump dhe që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator. “IDU është e kënaqur që do të na bashkoheni dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë takim historik të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të mëtejshme lidhur me organizimin dhe logjistikën e delegacionit, akreditimin dhe programin e aktiviteteve do t'ju komunikohen në vijim nga Sekretariati i IDU-së”, thuhet në shkresën e IDU-së. Lëvizja e Berishës për të zhvilluar udhëtimin e paralajmëruar prej muajsh drejt Shteteve të Bashkuara vjen pas vendimit të DASH që i hoqi ndalimin për të udhëtuar drejt SHBA-së. Ndërkohë në Tiranë, PD është vënë në lëvizje dhe i ka kërkuar ministrisë së Jashtme një notë verbale, që të shoqërojë dokumentacionin që Berisha do të paraqesë në ambasadën amerikane, në mënyrë që viza të mos vonohet. LEXO EDHE:Berisha lexon studimin dhe ‘u tërheq veshin’ të vetëve: S’mund të dilni jashtë Tik Tok-ut, kemi 40% të elektoratit aty! Domosdoshmëri Inteligjenca Artificiale Ftesa dhe një udhëtim i mundshëm i Berishës në SHBA nuk nënkuptojnë heqjen e shpalljes “non grata”. Vendimi i DASH i 11 qershorit 2026, është vetëm një përjashtim ndaj ndalimit për të hyrë në SHBA, dhe jo fshirje e akuzave të rënda të Departamentit të Shtetit, për korrupsion dhe minim demokracie. Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, ish-kryeministri figuron ende në listën e personave të shpallur non grata, së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 fëmijët, Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit. Edhe për këta të fundit, DASH hoqi ndalimin për të udhëtuar në SHBA, ndërsa vetë Berisha më herët ka pranuar se ky vendim ka ardhur si pasojë e një lobimi në SHBA, i paguar sipas tij nga një fondacion, por që ende nuk e ka zbuluar shifrën. Shkresa e plotë dërguar Sali Berishës Konfirmimi i pjesëmarrjes suaj në delegacionin e IDU-së në Konventën Kombëtare Republikane 2026 I nderuar Kryetar Berisha, Po ju shkruaj për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj si anëtar i delegacionit tonë të Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) në Konventën Kombëtare Republikane 2026, e cila do të mbahet në Dallas, Teksas, më 9-10 shtator. IDU është e kënaqur që do të na bashkoheni dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë takim historik të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të mëtejshme lidhur me organizimin dhe logjistikën e delegacionit, akreditimin dhe programin e aktiviteteve do t'ju komunikohen në vijim nga Sekretariati i IDU-së. Presim me kënaqësi t'ju mirëpresim në Dallas në shtator! Foto nga shkresa për Berishën Emri i Sali Berishës dhe familjes së tij të sanksionuar në faqen e DASH SI.E./Shqiptarja.com TAG: sali berisha PD Berisha ne listen e zeze te SHBA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sula: 27/08/2026 16:26 Normale qe ftohet sepse plaku mere cdo 4 vjet i jep falas mandatin e deputetit Fatmir Mediut si republikan ta provoje mediu vete sa vota mere kur jane zgjedhjet,keshtu mediu ben lo lobim per plakun mere ne amerike. Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.9% Nuk e di 12.7% Vota total: 3729 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?