Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po shfrytëzon ftesën e IDU-së për të shkelur tokën amerikane dhe për të marrë pjesë në Konventën Republikane, gati 5 vite pas shpalljes së tij non grata nga SHBA. Berisha ka nisur përpjekjet për të zhvilluar udhëtimin e paralajmëruar prej muajsh drejt Shteteve të Bashkuara. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar ftesën që tregon se kryedemokrati është i përfshirë në delegacionin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) për Konventën Kombëtare Republikane, që do të mbahet në Dallas më 9 dhe 10 shtator. Ftesa dhe një udhëtim i mundshëm në SHBA nuk nënkuptojnë heqjen e shpalljes “non grata”. Vendimi i DASH (të enjten e 11 qershorit 2026) është vetëm një përjashtim ndaj ndalimit për të hyrë në SHBA, dhe jo fshirje e akuzave të rënda të Departamentit të Shtetit, i sanksionuar në listën e zezë për korrupsion dhe minim të demokracisë. LEXO edhe...Pretendimi i Berishës: Begaj ka punësuar Alqi Bllakon si këshilltar! Presidenca e përgënjeshtron: S’është e vërtetë Ndërkohë në Tiranë PD është vënë në lëvizje për t’i kërkuar ministrisë së Jashtme notë verbale që viza të mos vonohet. Ftesa e plotë Konfirmimi i pjesëmarrjes suaj në delegacionin e IDU-së në Konventën Kombëtare Republikane 2026 I nderuar Kryetar Berisha, Po ju shkruaj për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj si anëtar i delegacionit tonë të Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) në Konventën Kombëtare Republikane 2026, e cila do të mbahet në Dallas, Teksas, më 9-10 shtator. IDU është e kënaqur që do të na bashkoheni dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë takim historik të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të mëtejshme lidhur me organizimin dhe logjistikën e delegacionit, akreditimin dhe programin e aktiviteteve do t'ju komunikohen në vijim nga Sekretariati i IDU-së. Presim me kënaqësi t'ju mirëpresim në Dallas në shtator! Lajmi në përditësim.... Foto nga ftesa për Berishën SI.E./ReportTv.al Berisha ne listen e zeze te SHBA PD sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 3536 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

