Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së sotme, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama ka tentuar të përçajë lëvizjen studentore përmes personave që, sipas tij, janë angazhuar për të zbehur kërkesat e protestuesve. Në një deklaratë për mediat, Berisha i cilësoi si “Jago të revoltës studentore” ata që, sipas tij, kërkojnë përmirësimin e qeverisjes së Ramës dhe jo largimin e kryeministrit. Ai tha se studentët dhe gjimnazistët nuk besojnë më te mundësia e ndryshimit të qeverisë aktuale dhe kërkojnë largimin e saj nga pushteti.
Sipas kreut të PD-së, përpjekjet për të ndarë protestuesit nga mbështetësit e tyre kanë dështuar. Ai pretendoi gjithashtu se në këtë proces janë përfshirë edhe persona të angazhuar nga policia.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve, pavarësisht dallimeve politike, t’i mbështesin studentët, duke e cilësuar largimin e Ramës si një objektiv të përbashkët. Ai theksoi se shqiptarët duhet të kenë mundësi të votojnë të lirë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
Në fund, kreu i opozitës dënoi atë që e cilësoi si dhunë policore ndaj protestuesve dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të studentëve të ndaluar. Ai iu drejtua edhe efektivëve të Policisë, duke i ftuar të mos zbatojnë urdhra që, sipas tij, bien ndesh me të drejtat e qytetarëve dhe t'u bashkohen protestuesve. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

