Lajme Zone
Berisha publikon grafikun që rrëzon mashtrimin e narkoshtetit: Euro nuk u rrëzua nga turizmi, por nga droga
PolitikëSyri

Berisha publikon grafikun që rrëzon mashtrimin e narkoshtetit: Euro nuk u rrëzua nga turizmi, por nga droga

Në denoncimin e tij gjatë konferencës për gazetarët, kreu i opozitës Berisha ka publikuar grafikun që rrëzon mashtrimin e narkoshtetit.

Në denoncimin e tij gjatë konferencës për gazetarët, kreu i opozitës Berisha ka publikuar grafikun që rrëzon mashtrimin e narkoshtetit. ‘Euro nuk u rrëzua nga turizmi, por nga droga’, tha kryetari i Partisë Demokratike. Berisha: Ky është një grafik jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dëgjoni rëndom avoketërit e narkoshtetit dhe narko-euros, se euro ka rënë nga turizmi. Por studimi i raportit të euros me turizmin e hedh absolutisht poshtë këtë pretendim. Në vitin 2005 Shqipëria ka pasur 300 mijë turistë në vit. Në vitin 2007 Shqipëria ka pasur rreth 1 milion e 800 mijë turistë në vit. Raporti euro me lekë ka qenë 1 euro 120 lekë, kur Shqipëria kishte pra 1.8 milion turistë. Shkojmë në vitin 2022. Për mashtruesit publikë që u thonë shqiptarëve se euro po bie nga fluksi i turistëve. Në vitin 2022, kur sipas statistikave të narkoqeverisë turistët arritën në 9 milion turistë nga 1.8 milion që ishin, euro konvertohej, jo më me 120, konvertohej me 127 lekë. Dhe t'i bëjmë një pyetje zotit Guvernator dhe bordit të Bankës: Do mund t'u thoni prapë shqiptarëve se të maskoni narko-euron me turizmin? Urdhëroni zotërinj. Në vitin 2022, euro konvertohej me 127 lekë, pavarësisht nga fluksi i turizmit prej 9 milionë. Që, sipas statistikave zyrtare, se absolutisht nuk e besoj se këta fusin në turistë të gjithë pasagjerët e linjave të lira, të aeroportit të Rinasit. Por po e marr atë shifër. Me gjithë 9 milionë turistë në Shqipëri, euro konvertohej me 127 lekë, pra ishte më e fuqishme sesa në vitin 2007 kur ajo konvertohej me 120 lekë. Kështu që fluksi, domethënë, zhvlerësimi i euros dhe veçanërisht shiko çfarë rënie, thyerje qafe, nga viti 2022 e këtej, ku bosët e drogës, kartelet e drogës të Shqipërisë kanë pushtuar tregun e kokainës dhe janë transportuesit më kryesorë të saj në Europë, janë kontrolluesit dhe aksionerë kryesorë, ka rënë, këtu thotë 99 se është viti 2024, por sot është tek 91 lekë, 92 lekë. Pra, ky është një zhvillim dramatik për ekonominë shqiptare, për shoqërinë shqiptare dhe për Shqipërinë. Heshtja para këtij krimi monstruoz ndaj ekonomisë dhe xhepave të shqiptarëve është bashkëfajësi, është mbështetje për këtë zhvillim.