Lajme Zone
Berisha në SHBA, takim me përfaqësuesit e Diasporës: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha në SHBA, takim me përfaqësuesit e Diasporës: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Diasporës, gjatë vizitës në SHBA.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Diasporës, gjatë vizitës në SHBA. Ai ka folur për emigracionin, teksa e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria.

Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në SHBA, Berisha tha se mbi 46% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë dhjetë viteve të fundit.

Ai e lidhi këtë fenomen me atë që e quajti “regjim të drogës” dhe me ndikimin e parave të narkotikëve në ekonomi dhe institucione.

“Ky regjim ka një fuqi helmuese të paparë në historinë tonë, dhe kjo fuqi helmuese është droga”, tha Berisha.

Sipas kreut demokrat, hyrja e parave të pista ka ndikuar edhe në kursin e këmbimit. Ai deklaroi se euro është zhvlerësuar me 35% dhe dollari me 32% gjatë dhjetë viteve në Shqipëri, duke argumentuar se kjo ka goditur eksportet, bizneset dhe remitencat.

“Me këtë janë shkatërruar, kanë falimentuar me mijëra ndërmarrje”, u shpreh ai. Top Channel