Lajme Zone
PolitikëReport TV

Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama po kërcënon protestuesit me ‘black-lista’ të nxjerra nga arkivat! ‘Kartën’ e Antifa-s e përdori për të mashtruar ndërkombëtarët (VIDEO)


Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e PD-së, në një moment kur protestat e dhunshme në vend po vijojnë në ditën e nëntë. Që në nisje të fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se nuk është i sinqertë në ftesën për dialog drejtuar protestuesve. LEXO edhe...Tabaku nga Blloku i Sigurisë: 250 të mitur mes të arrestuarve dhe të shoqëruarve! Të rinjtë kërkojnë një Shqi

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e PD-së, në një moment kur protestat e dhunshme në vend po vijojnë në ditën e nëntë. Që në nisje të fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se nuk është i sinqertë në ftesën për dialog drejtuar protestuesve. LEXO edhe...Tabaku nga Blloku i Sigurisë: 250 të mitur mes të arrestuarve dhe të shoqëruarve! Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri europiane, jo dhunë Paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një ‘black-liste’ për protestuesit e dhunshëm, Berisha i cilësoi si kërcënime, që sipas tij bëhen vetëm nga narkodiktatorët. Për Berishën, kryeministri Edi Rama është në panik nga protestuesit dhe sipas tij, fundi i qeverisë socialiste në pushtet është më afër se kurrë. “Edi Rama nga paniku i tmerrshëm që e ka ngërthyer, frika e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikën, arsyen dhe është lëshuar në kërcënime bajate, vulgare që faktojnë të gjithë arketipin e tij psikologjik, genet e paraardhësve të tij prej xhelatësh dhe vazhdon kërcënime nga më të ndryshmet ndaj protestuesve. Në mëngjes i fton për dialog. Pasi ia përmbysin karriget, del tani me fjalim tjetër me bankierët dhe mendon se fuqia monetare e bankave do mund ta kthejë kundër protestës. Bankat janë biznese, të cilat nuk funksionojnë sipas parimeve të një narkodiktatori, por funksionojnë sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sektorit bankar financiar. Sot ai kërcënoi protestuesit për blacklistime, për linçime, për heqje pasaportash udhëtimi, për bllokimi të transportit publik. I nxjerr të gjitha nga arkiva e etërve të tij. Kërcënon se do u bëjë ngarkim zhdëmtimin”, tha mes të tjerash Berisha. Pretendimet e kryeministrit Rama se në protestën që po zhvillohet në Shqipëri ka elementë të lëvizjes ‘Antifa’, Berisha i cilësoi si të pabazuara. Kjo ‘kartë’ sipas Berishës përdoret nga Rama për të mashtruar partnerët ndërkombëtarë. Për Berishën, protestuesit janë ngritur kundër vjedhjeve masive të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati akuzoi gjithashtu Ramën se ka organizuar sulme kundër selive të PD-së në të gjithë Shqipërinë. “Ky sillet si një padrino. Ky bën çdo gjë për të krijuar një mburojë dhe për të paraqitur këtë lëvizje çlirimtare studentore si një ANTIFA. Asnjë element të ANTIFA-s. Zero Lëvizja është kundër vjedhjeve të tmerrshme të tij. Ua ka përzënë ky me politikën e tij dhe tani kalon si monstër nga një fjalë në një fjalë tjetër duke menduar se do mashtrojë komunitetin ndërkombëtar se këta janë ANTIFA. Këta nuk janë ANTIFA. Dhe pikërisht dështoi në mënyrën më të turpshme kur ky u përpoq t’u japë pamjen ANTIFA dhe organizoi sulmin ndaj selisë së PD. Dhe organizoi sulmet ndaj selive të PD në të gjitha rrethet. Se kjo i duhej atij të thoshte se ja këta nuk e kanë me mua, nuk e kanë me korrupsionin tim, nuk e kanë me drogën, nuk e kanë me narkoshtetin, këta janë anarkistë shkatërrimtarë. Dhe u detyrua në fund të përdorë narkopolicinë e tij për të sulmuar selinë. Të gjitha projektet e tij për të sulmuar selitë me polici kriminale, me agjentë civilë të policisë kriminale dhe Jago, ekstremistë të majtë të penetruar në protestë, kanë dështuar. Letra e ANTIFA-s iu dogj Edi Ramës”, shtoi Berisha. Akuza Berisha hodhi edhe ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila sipas tij, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, kanë vjedhur mbi 12 milionë euro. Ndërsa kryeministrin Rama e paralajmëroi të japë dorëheqjen sa më parë, duke i kujtuar edhe fatin e Ramiz Alisë dhe Nikola Çausheskut. “Ky vetëm në punë publike me Lubi Ballukun dhe lukuninë e tij kanë vjedhur mbi 12 miliardë euro. Ky duhet të ikë sa më parë dhe zgjidhje e vetme është Rama jep dorëheqjen. Zgjidh midis fatit të Çausheskut dhe Ramiz Alisë”, përfi Berisha. Ora 14:58 Tabaku nga Blloku i Sigurisë: 250 të mitur mes të arrestuarve dhe të shoqëruarve! Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri europiane, jo dhunë Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se 250 të mitur janë mes mbi 1 mijë të rinjve të arrestuar ose të shoqëruar nga policia gjatë nëntë ditëve të protestave në Tiranë. Pas një vizite në Bllokun e Sigurisë, ajo akuzoi efektivët për 'dhunë barbare' ndaj protestuesve e veçanërisht ndaj vajzave."Mbi 1 mijë të rinj janë arrestuar e shoqëruar gjatë këtyre nëntë ditëve protestë. 250 prej tyre janë të mitur, të cilët nuk janë kursyer nga dhuna barbare, nga goditjet dhe tërheqjet, edhe në momentin kur janë identifikuar si të mitur. Janë të rinj, të mitur, të cilët po kërkojnë një Shqipëri ndryshe.Sot takova dy 14-vjeçarë që thjesht kanë qenë në një cep të protestës, pa ushtruar dhunë, me duar në xhepa, të cilët edhe ata nuk janë kursyer. Dhe i pyesin se përse protestojnë?! Të rinjtë sot protestojnë pikërisht kundër kësaj dhune, kundër këtij përqendrimi pushteti. Kërkojnë një Shqipëri më të mirë.Protestojnë për kushtet ekonomike të familjes, për meritokracinë e munguar, për më shumë mundësi, për një arsim më të mirë. Ata sot po bëhen zëri i një Shqipërie që duhet patjetër të ngrihet. Një Shqipërie që sot flet me zërin e tyre, ka dalë në rrugë me të rinjtë dhe po merr gjithmonë e më shumë mbështetje.Dhuna barbare e policisë, tërheqjet në mes të rrugës ndaj vajzave, ndaj të miturve, ndaj kujtdo, pa iu dridhur syri, tregojnë vetëm që Shqipëria sot është gjithçka përveçse europiane. Nuk mund t’i kërcënosh të rinjtë me bursa. Nuk mund t’i kërcënosh mësuesit me rroga. Nuk mund t’i motivosh e t’i shpërblesh policët vetëm përse ushtrojnë dhunë. Kjo nuk është Shqipëria europiane. Dhe këta të rinj po kërkojnë pikërisht një Shqipëri të tillë: një Shqipëri europiane" tha Tabaku Share R.Xh/U.D/ReportTv.al sali berisha PD kryesia e PD protestat kunder qeverise Dhune Edi Rama qeveria Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9724 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?