Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në Shqipëri pas vizitës njëjavore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij në Rinas. Pas mbërritjes, Berisha e cilësoi vizitën si udhëtimin më ripërtëritës të jetës së tij, duke u ndalur te pjesëmarrja në Konventën e Republikanëve në Teksas dhe fjala e presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas Berishës, mesazhet e Trump kundër komunizmit, diktaturave dhe krimit të organizuar janë të rëndësishme edhe për Shqipërinë. Kreu i PD-së deklaroi se fjala e presidentit amerikan “e ka bërë sulltanin e Surrelit që të frikësohet”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
Berisha foli edhe për takimet me diasporën shqiptare në SHBA, duke e cilësuar atë si më të fuqishme ekonomikisht dhe profesionalisht se më parë.
“E gjeta diasporën shumë më të fuqishme sesa më herët, një diasporë të fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë që janë bërë sipërmarrës dhe janë shkolluar në shkollat më të rëndësishme botërore”, deklaroi Berisha.
Ai tha se gjatë vizitës ishte shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndërsa theksoi se takimet me shqiptarët në SHBA i rikthyen kujtime nga 35 vite më parë.
"Ky ishte udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime. Konventa e republikanëve në Teksas ishte shumë e rëndësishme. Më e rëndësishme ishte fjala e presidentit amerikan Donald Trump. Fjala e Trump e ka bërë sulltanin e Surrelit që të frikësohet. Ai tha se komunizmi dhe krimi i organizuar janë rreziqet më të mëdha për një komb. Isha në këtë vizitë, ku ndodhesha bashkë me kreun e republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu. Në këtë vizitë u ritkheva bashkë me miqtë e mi 35 vite më përpara. E gjeta diasporën shumë më të fuqishme sesa më herët, një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë, që janë bërë sipërmarrës dhe janë shkolluar në shkollat më të rëndësishme botërore. Pra, ajo që mund t’ju them ishte udhëtim ripërtëritjeje në kuptimin e vërtetë të fjalës", u shpreh Berisha. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

