Lajme Zone
Berisha jep detaje nga diskutimet në SHBA: Në fokus ishte narkoshteti, Rama dhe qeveritarët janë të lidhur me kartelet
PolitikëPolitiko

Berisha jep detaje nga diskutimet në SHBA: Në fokus ishte narkoshteti, Rama dhe qeveritarët janë të lidhur me kartelet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për takimet e zhvilluara gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se një prej çështjeve kryesore të diskutuara me zyrtarë amerikanë ka qenë situata politike dhe ajo që ai e cilëson si “narkoshteti”. Në një deklaratë nga selia e PD-së, Berisha tha se delegacioni opozitar ka zhvilluar takime me kongresmenë, senator

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për takimet e zhvilluara gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se një prej çështjeve kryesore të diskutuara me zyrtarë amerikanë ka qenë situata politike dhe ajo që ai e cilëson si “narkoshteti”. Në një deklaratë nga selia e PD-së, Berisha tha se delegacioni opozitar ka zhvilluar takime me kongresmenë, senatorë dhe përfaqësues të administratës së presidentit Donald Trump, ku shprehet se është diskutuar ndikimi që krimi i organizuar dhe trafiku i drogës kanë në institucionet shqiptare.

Berisha thekson se në qendër të bisedimeve kanë qenë pasojat që ai i atribuon kësaj situate mbi ekonominë, rendin kushtetues, shtetin ligjor dhe zhvillimet demografike në vend.

Berisha: Edi Rama u tmerrua. Atij iu shndërruan sarajet e Surrelit në një bunker terrorizues dhe non-stop lëshonte porosi tek puthadorët e tij, por unë nuk do ndalem në këtë kapitull sepse kjo do të jetë subjekti i një vepre satirike që kanë filluar ta shkruajnë.

Së pari, në vizitën tonë, ne kishim qëllim të qartë të paraqisnim pikëpamjet e opozitës para përfaqësuesve të lartë të popullit amerikan, të SHBA, përfaqësuesve të lartë në Kongres dhe në administratë.

Garantoj shqiptarët se në takimet tona, nuk ka pasur asgjë personale. Gjithçka ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë dhe me dinjitet në këtë vend, që dëshiron të zgjedhë njerëzit që do për përfaqësim, që dëshiron që Kushtetuta të mbizotërojë dhe shteti ligjor të mos jetë i zëvendësuar nga shteti i mafies.

Kështu që në epiqendër të të gjitha bisedimeve tona në takime të veçanta me kongresmenë, me senatorë, me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump kanë qenë së pari narkoshteti dhe pasojat shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues, shtetin ligjor në Shqipëri. Shokun e tmerrshëm demografik të tij ndaj shqiptarëve!

Ne u ndalëm me miqtë tanë në historikun e transformimit të Shqipërisë në narkoshtet si një politikë zyrtare e Edi Ramës. Në lidhjet direkte të Edi Ramës, qeveritarëve të tjerë, familjarëve të tij me klanet më të rrezikshme, me kartelet më të fuqishme të drogës. Me Sinaloan, me kartele të tjera në Aruba, Majorka dhe vende të tjera. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm