Berisha-Nesho Berisha nis provokimet, kërkon vend në protestë... Sali Berisha ka hedhur taborin e tij në sulm për të përvetësuar protestën. Teksa sot shënohet dita e 42 e revoltës kundër Ramës dhe kundër kastës politike. Berisha ka hedhur sinjalin e parë se kërkon të përvetësojë tubimin. Ka qenë Agim Nesho, ish-diplomat i Berishës dhe mbështetës i flaktë i tij, i cili përmes një komenti kërkon që Berisha të flasë në protestë. Në analizën e tij, Nesho shprehet se protesta nuk duhet të mbajë të përjashtuar opozitën dhe se tribuna duhet të jetë e hapur edhe për drejtuesit e saj. “Veprimet që kemi parë në largimin e drejtuesve të partive dhe individëve të angazhuar politikisht prishin forcën e protestës. Tribuna duhet të jetë e hapur për ide nga të gjitha palët”, shkruan ai, duke argumentuar se protesta nuk mund t’i arrijë objektivat e saj pa u bashkuar me opozitën.
Por ky qëndrim është përplasur menjëherë me reagimet e qytetarëve, të cilët kanë kujtuar se një nga sloganet më të forta të protestës ka qenë pikërisht: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Nën postimin e Neshos janë publikuar qindra komente, ku shumica dërrmuese kundërshtojnë përfshirjen e kreut të PD-së në protestë.
“Po nëse tribuna duhet të jetë e hapur për Sali Berishën, atëherë qenka e hapur edhe për Edi Ramën. Lider është edhe ai. Nëse Saliu shfaqet në protestë si lider, kjo protestë nuk ka për t’ia arritur qëllimit”, shkruan një komentues.
Një tjetër i përgjigjet Neshos: “Populli po kërkon ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Mos e deformoni protestën.”
“Revolucionin e bën rinia, o trim. Pleqtë të gëzojnë pensionin”, shkruan një qytetar, duke kundërshtuar idenë që figurat e vjetra politike të kenë rol në lëvizjen qytetare.
Një koment tjetër shprehet: “Hape krahun, lërua të rinjve. Politika e vjetër e ka mbyllur kapitullin.”
Ka edhe reagime që e shohin propozimin e Neshos si një përpjekje për të rikthyer politikën tradicionale në një protestë që është prezantuar si qytetare.
“Lëreni rininë të ecë përpara. Ju e çuat vendin në këtë gjendje. Mos e ndotni protestën”, shkruan një komentues.
Një tjetër shton: “Nuk ka vend për pleqtë aty. Protesta është e qytetarëve, jo e politikanëve”.
Në komente nuk kanë munguar as reagimet që e konsiderojnë Berishën po aq përgjegjës sa Ramën për gjendjen e vendit.
“Sali Berisha duhet të jetë i pari në burg. Ai është pjesë e problemit, jo e zgjidhjes”, shkruan një qytetar.
Një tjetër thekson: “Protesta është kundër të gjithë klasës politike. Kush mendon ta kthejë në protestë partie, e ka gabim”. nesho berisha nesho screenshot 1 screenshot 2 screenshot 3 screenshot 4 screenshot 5 7 Komente M Mrsuese pensioniste 11 Korrik 2026, 15:38 Gabimi më i madh do të jete në qoftë se marrin pjesë Saliu dhe servilet e tij Përgjigjjuni P Pensionisti pa DINJITET 11 Korrik 2026, 15:40 Plotesisht dakord per mosperfshirjen e Berishes dhe te politikaneve altual ne proteste,por mos harroni o njerez se cdo dite ne proteste degjohet edhe zeri i ndonje PENSIONISTI PLAK.
Ato jane te dytet me te prekur nga hajduteria e QENVERISE te ridhjerjes.
Me pensionet SKANDAL,qe leket qe marrin as per ilacet e perditshme nuk u dalin.
SHUMICA hane buke me shellfire cdo dite,i’a kane harru’ eren gjelles me mish. Përgjigjjuni N Naime Hizmo 11 Korrik 2026, 15:42 Gabimi me i madh të pranosh Saline dhe servilet e tij Përgjigjjuni Q Quo vadis??? 11 Korrik 2026, 16:53 A e lexoni protesten:njerzia kerkojne republike te re!Pra,klase e re politike,jo permbysje sistemi politiko-ekonomik.Shqip,figura te reja.Kjo klase politike eshte"ferguar"nga te gjitha anet,nuk ka c'te jape me.Keta ndryshuan administraten e drejtoreve,vjet,ndersa vete,jane "te denuar" te qeverisin tere jeten,edhe shkel e shko,edhe pse te bajatosur.Kur fryjne ererat,duhen ndryshuar velat. Përgjigjjuni A Argita 11 Korrik 2026, 16:55 Saliu, do beje gjithecka qe te perfitoje nga kjo situate dhe sic ka treguar deri tani, edhe me. Çmimin qe te hyje ne hale. Nuk i intereson Shqiperia e Shqiptaret. Përgjigjjuni G Gaqo Lesho 11 Korrik 2026, 19:02 Kete Neshon, nuk e ka udhezuar vetem Berisha per deklarata te tilla, por edhe Rama. Shahen por nen rrogoz bashkepunojne. Përgjigjjuni G Gjenerata Z 11 Korrik 2026, 21:24 Pa saliun protesta nuk ka kuptim, saliu I jep force protestes ka grupin e zjarrit qe e hedh ne Lane Ramaduron Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, Bardhi paralajmëron padi në SPAK: Rama duhet të japë llogari 11 Korrik 2026, 14:3514:35Politike Nga pushteti në protestë: Historia që shpjegon më së miri zhgënjimin me qeverisjen e Edi Ramës 11 Korrik 2026, 13:4613:46Politike Rama tmerrohet nga "review-t negative": Po me Kalanë e Rozafës ç'patët, prokuroria të veprojë urgjent 11 Korrik 2026, 13:2613:26Politike 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Berisha akuza Ramës: Antikushtetuese! 11 Korrik 2026, 12:4712:47Politike Beteja për review-t negative, Tabaku 'shigjeton' Ramën: Sistemi i dështuar që punon për pakicën, rrezikon edhe turizmin 11 Korrik 2026, 12:3012:30Politike Rama justifikon sërish 4 mln eurot për Kanye West: Marketing global për Shqipërinë, pse bëni sikur nuk kuptoni 11 Korrik 2026, 11:2211:22Politike

