Protestuesit para Ministrisë së Arsimit i kanë pritur me ‘këmbët e para’ militantët e Partisë Demokratike që po përpiqen t’u bashkohen. Ata kanë krijuar një kordon për të mos i lejuar, ndërsa kanë nisur edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “opozitë e shitur.” Një përfaqësuese e PD u bën thirrje të bashkohen sepse përçarja i shërben Ramës, por protestuesit i thonë se ata janë bashkë. Ata i thonë se demokratët janë të mirëpritur, por jo Berisha dhe deputetët e tij kur protesta është edhe kundër opozitës. Përfaqësuesja e PD: Po i shërbeni Ramës! Bëhuni sot bashkë! LEXO EDHE:‘Strukur’ në çadra, protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë (VIDEO) Protestuesi: Kjo parti e ka sjellë popullin këtu! Përfaqësuesja e PD: Sot bëhuni gjithë shqiptarët bashkë për të rrëzuar Edi Ramën! Protestuesi: Shqiptarët janë bashkë! Protestuesi tjetër: Çdo qytetar është i mirëpritur të vijë! Deputetët duhet të shmangen sepse janë simbol i partisë që përfaqësojnë. Ai që nuk është i mirëpritur është një person që vetë ekzistenca e tij përfaqson një parti. Çdo demokrat është i mirëpritur! Berisha dhe deputetët e tij në asnjë mënyrë! Ç’dallim ka Berisha nga Rama? Janë një! Protestë edhe kundër qeverisë, edhe kundër opozitës! Protestuesi: I bëjmë thirrje Arlind Qorit mos të fusë përçarje! Përfaqësuesja e PD: Hajdeni si qytetarë, jo si përfaqësues partie! Protestuesja: Ne duam që kauzën tonë mos ta marrë asnjë parti! Protestuesit thirrje: Jo deputetët! Lajmi kryesor: Dështon sërish protesta e Sali Berishës, studentët distancohen nga militantët e PD: Jeni të shitur, opozita jemi ne! Por, pjesëmarrja në rënie (VIDEO) P.J / K.C K.C Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.7% Jo 40.8% Nuk e di 8.5% Vota total: 497 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
