Pjesëmarrja e qytetarëve në protestë po shoqërohet me mesazhe të forta ndaj klasës politike në vend. Një i moshuar, pjesëmarrës në tubim, ka dhënë një deklaratë ku ka vënë në shënjestër udhëheqësit kryesorë politikë, ndërsa vlerësoi pasqyrimin e zërit të popullit. I moshuari u shpreh se kauza e protestës është në dobi të gjithë qytetarëve, duke theksuar se vendi ka nevojë për ndryshim nga sundimi i gjatë i klasës së vjetër politike. “Kjo protestë masive është për të mirën e popullit sepse gjithnjë jemi sunduar nga dy persona, Sali Berisha dhe Edi Rama, që nuk e lëshojnë vendin dhe dua ta trashëgojnë këtë përjetë. Por kjo nuk mund të ndodhë këtu sepse Shqipëria u zgjua. Pse të kemi frikë nga e drejta? Shqiptarët po protestojnë për këtë vend që ka qenë i vuajtur dhe i shfrytëzuar gjithë jetën,” deklaroi ai. Përgjatë fjalës së tij, ai falënderoi ekipin e televizionit “News24” për përcjelljen e drejtpërdrejtë të shqetësimeve të qytetarëve në protestë. “News24 është për t’u falënderuar. Të gjitha mediat deri më sot, asnjë nuk ka thënë të vërtetën, ne e kemi vërtetuar këtë. Ndërsa News24 është i pari televizion që të gjithë zërin e popullit e çon në gjithë rruzullin tokësor dhe është gjë e madhe që populli u zgjua,” përfi i moshuari. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
