Lajme Zone
“Berisha dha urdhër të zhdukte Remzi Hoxhën”, flet djali i tij: 31 vite padrejtësi, kërkojmë eshtrat e babait
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Berisha dha urdhër të zhdukte Remzi Hoxhën”, flet djali i tij: 31 vite padrejtësi, kërkojmë eshtrat e babait

Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, ka folur për drejtësinë e munguar në rastin e të atit, duke thënë se familja e tij ka 31 vjet që kërkon eshtrat e tij.

Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, ka folur për drejtësinë e munguar në rastin e të atit, duke thënë se familja e tij ka 31 vjet që kërkon eshtrat e tij.

Hoxha ka deklaruar se përgjegjësia për rastin u është atribuuar katër personave, ndërsa në shkallën e dytë të gjykimit faji i është atribuuar Ilir Kumbaros. Ai është shprehur se nuk kishte pritur zgjidhje nga Berisha, duke pretenduar se regjimi i tij e ka vrarë të atin.

Hoxha ka thënë se familja e tij ndien dhimbjen dhe bashkëndien indinjatën e qytetarëve në Shqipëri për mungesën e drejtësisë. Ai ka theksuar gjithashtu se, sipas tij, edhe në Serbi janë gjetur eshtrat, ndërsa për rastin e Remzi Hoxhës mungon vullneti politik për zbardhjen e plotë të çështjes.

“Fajin ua lanë 4 personave. Në shkallën e dytë, fajin ia lanë Ilir Kumbaros. Ne po kërkojmë që eshtrat të na i sjellin. Kemi 31 vite që kërkojmë eshtrat.

Nuk e kemi pritur nga Berisha, sepse regjimi i tij e ka vrarë. Nga Edi Rama, që është në mandatin e katërt dhe e kanë përdorur rastin e babit tim vetëm kur kanë qenë në opozitë.

Në Shqipëri ndiejmë dhimbje dhe e bashkëndiejmë atë indinjatë të qytetarëve, sepse vetëm drejtësi që nuk ka. Edhe në Serbi janë gjetur eshtrat. Nuk ka vullnet politik.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetBalkan Update