Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuza të forta ndaj deputetëve të Partisë Socialiste gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. Duke iu drejtuar deputetëve socialistë, Berisha ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj mazhorancës, pasi i ka akuzuar deputetët socialistë se janë “pengje” dhe duke paralajmëruar publikimin e disa videove, të cilat ai i lidhi me Gys Agasin.
Më poshtë pjesë nga fjala e Sali Berishës në Kuvend:
Berisha: Çfarë patë ju në seancën e mëngjesit me Padrinon?Apo e zhvilloi më tej kërcënimin që i bëri Klodiana Lalës ndaj jush?Çfarë ndodhi në atë seancë, më thoni pak? A mundet ju të bllokoni një debat për transparencë për institucionin numër një të shtetit për sigurinë?A mundet ju të shkelmoni çdo interes kombëtar, shoqëror, atdhetar, etj me radhë, vetëm për interesa të Padrinos dhe tuajat personale?Ju jeni pengje.Se u them unë ju, ju jeni pengje.Ju, ato videot e Adi Hilës, ato janë lule çfarë janë videot e Gys Agasit me ju.Po, po, janë lule ato.Videot e Gys Agasit me ju janë turpi i turpeve të njerëzimit.Dhe do të dalin.Do të dalin, po, po, mos qeshni se jeni aty.Arkiva juaj e krimit nuk ka fund.Ndaj dhe ju kërkoni të mbyllni çdo gjë, të shkelmoni Kushtetutën, të pranoni të shkelmoni Kushtetutën. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm
