Lajme Zone
Berisha denoncon skandalin: Irena Gjoka i mbylli Ramës dosjen për parkun e sarajeve të Surrelit
PolitikëPolitiko

Berisha denoncon skandalin: Irena Gjoka i mbylli Ramës dosjen për parkun e sarajeve të Surrelit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke e lidhur atë me një çështje që, sipas tij, lidhet me pronat dhe parkun pranë banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha tha se dosja është mbyllur nga Gjoka, ndërsa e cilësoi gjyqtaren si një prej figurave që, sipas tij, simbolizojnë keqpërdorimin e sistemit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke e lidhur atë me një çështje që, sipas tij, lidhet me pronat dhe parkun pranë banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha tha se dosja është mbyllur nga Gjoka, ndërsa e cilësoi gjyqtaren si një prej figurave që, sipas tij, simbolizojnë keqpërdorimin e sistemit të drejtësisë.

Sali Berisha: Irena ka mbrojtje absolute. Është simboli më i shpërfytyruar, më i nxirë i sistemit të drejtësisë.Tani është folur për të, por nuk mund të mos ndalem të dashur miq, t’u sjell në vëmendje shkallën ekstreme të keqpërdorimit të saj nga padrinoja dhe ushtarët e tij, mercenarët e tij.Çfarë ka ndodhur në rastin e fundit që zonja Kalaja ka denoncuar mashtrimin, shkeljen e ligjit në blerjen e tokës bujqësore të parkut të sarajeve të Surrelit.Një park, më i madh se i pallatit mbretëror.Pasi është e faktuar në të gjithë dokumentet se gjithçka është zhvilluar në kundërshtim me ligjet, dhe mercenarët e Edi Ramës, pavarësisht se bëhej fjalë për kryeministrin, bëhej fjalë për të shoqen e tij, e morën dhe e dërguan në gjykatën e Tiranës.Prokurori i Tiranës nuk e trajtonte dot.Si përfundim pasi shkoi në të gjitha shkallët, gjykatësja në Tiranë e ktheu te Skapi i partisë.Skapi, ku e çoi do thoni ju? Tek Irena Gjoka, e cila deklaroi se nuk ekziston asnjë shkelje dhe ia mbylli Edi Ramës dosjen.Kjo është Irena me shumë mbiemra, një kriminele në detyrë që ka mashtrim kushtetues, ka mashtrim ligjor, qëndron në detyrë në sajë të mashtrimeve të Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm