SPAK ka pezulluar hetimet për një nga dosjet që lidhet me disa prej vrasjeve më të bujshme të viteve ’90 në Shqipëri.
Prokuroria e Posaçme ka pezulluar hetimin për kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 14 personave të tjerë të cilët i akuzojnë për vrasjen e 4 vëllezërve.
Avokati Idajet Beqiri thotë se pezullimi është bërë jashtë kritereve ligjore dhe se SPAK nuk ka kryer hetime. Sipas Beqirit, Berisha ka bërë plan për të ekzekutuar familjen Haklaj.
“Vetëm në familjen Haklaj janë shtatë të vrarë. Por pezullimin, SPAK e ka bërë edhe për 30 procedime të tjera penale, 26 janë kundër Sali Berishës.Pezullimi është bërë jashtë kritereve ligjore, do e shqyrtojë Gjykata e Shkallës së Parë, nuk është bërë hetim. Nuk mund të pezullosh një çështje dhe të thuash nuk gjendet autori. Saliu e ka pranuar, do bëja miting në Tropojë. Erdhën Fatmir Haklaj me Sokol Hakljan dhe do më zinin rrugën. E thotë në mitingun në Tropojë, ai thotë, gjallë a vdekur e dua Shkëlqim Haklajn. Më e rënda për SPAK, që është bërë vegël e Berishës, e tregon fakti se në dosje akuzohet për vrasje. Ai akuzohet për vrasje dhe t’i thua nuk gjendet autori, minimumi duhet ta marrësh në pyetje, të paktën si deklarues. Nuk e thërrasin fare ta pyesin për një gjë të tillë. Berisha ka thirrur në hotel Rogner, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, aty është bërë plani për të ekzekutuar familja Haklaj. Duhet t’i thërrasësh”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *FokusAktualitet Idajet Beqiri

