Lajme Zone
Berisha akuza qeverisë për favorizim të biznesmenit Yeffet: Ka përfituar 45 milionë euro dhe prona shtetërore
PolitikëEuronews Albania

Berisha akuza qeverisë për favorizim të biznesmenit Yeffet: Ka përfituar 45 milionë euro dhe prona shtetërore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përfshirje, sipas tij, në një skemë përmes së cilës biznesmeni Roni Yeffet është favorizuar me fonde dhe prona publike.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përfshirje, sipas tij, në një skemë përmes së cilës biznesmeni Roni Yeffet është favorizuar me fonde dhe prona publike. Në një konferencë për mediat, Berisha pretendoi se Yeffet ka përfituar rreth 45 milionë euro nga buxheti i shtetit, si dhe prona shtetërore. Duke folur për përfitimet që, sipas tij, ka marrë biznesmeni, Berisha tha se Yeffet është bërë pronar i ndërtimeve dhe pronave në zonën e Shkozës dhe në ish-Kombinatin e Traktorëve, si dhe i fondeve publike. “Imagjinoni ju, Roni Yeffet brenda natës bëhet pronar i të gjitha ndërtimeve që ekzistojnë në Shkozë apo në ish-Kombinatin e Traktorëve, bëhet pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit. Të gjitha shartimet që kanë bërë njëri me tjetrin me kompani të ndryshme, nga më absurdet, duke shitur kompani me 1 euro, kompani me kapital 1.5 euro. I gjithë rrjeti i kompanive është në kundërshtim flagrant me standardet e përcaktuara për kompani të kësaj fushe”, u shpreh Berisha.