Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha sot në takimin për inteligjencën artificiale në selinë blu se kryeministri Edi Rama dhe AKSHI kanë përqendruar tenderat e teknologjisë dhe kalimin, në tenderime të fshehta.
Berisha përmendi edhe emra konkretë të përfituesve, që siç tha, kanë lidhje me kryeministrin. "Çfarë ndodhi? Ndodhi që në vend të praktikave transparente, të decentralizuara të tenderimeve për sistemet dhe mirëmbajtjen në të gjitha shkollat, administratën kudo, ne arritëm një, ne kishim një objektiv dhe investuam shumë për dixhitalizimin e të gjitha proceseve të administratës. Ato kryeshin nga bashkitë, nga komunat, nga drejtoritë e arsimit, të gjitha të decentralizuara. Agjencia kishte një detyrim, standardet e IT-së. Standardet e institutit të teknologjisë të Nju Jorkut, një institut që përcaktonte standardet botërore të mjeteve. Dhe këto standarde miratoheshin nga Këshilli i Ministrave. Agjencia mbikëqyrte vetëm këto standarde. Tani u larguam ne, balozi i zi hyri në AKSHI. Kush ishte balozi i zi? Balozi i zi është Armand Frangu, baxhanaku i shoqes Linda. Linda Rama. I cili ishte një sipërmarrës i vogël, punonte gjatë qeverisë sonë, por tani ai duhej të vërsulej në qindra e qindra milionë euro. Brenda dy viteve me vendime të baxhanakut, të gjitha tenderimet në territorin e Shqipërisë në këtë fushë bëheshin, do të bëheshin vetëm nga AKSHI. Vetëm nga AKSHI. Dhe me një kriminele të quajtur Karçanaj, kriminele të vërtetë, që nuk zbatonte asgjë tjetër vetëm zbatonte porositë dhe urdhrat e Lindës, Surrelit, u kalua në praktikën e tenderimit të fshehtë. Nga asnjë tenderim sekret, kjo Karçanaj që e shihni ju që i bënte Edi Rama avokatinë që duket... kjo ka bërë qindra e qindra tenderime sekrete nga paratë e taksapaguesve. Dhe shumicën i ka fituar Armand Frangu. Ja kjo që s'kishte thoshte Edi Rama... kjo që banonte me qera, paçka se kishte katër banesa, në mënyrë më të papërgjegjshme. Një njeri, mos harroni një gjë, 12 vite Linda e Karçanajt, nga dita e emërimit gjer edhe tani është në arrest shtëpie dhe e drejton agjencinë. Nuk ka vend në të cilin mund të shkruhet libër më i zi për teknologjinë e informacionit sesa Shqipëria",-tha Berisha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

