Lajme Zone
Bëri manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi i dehur gjobitet dhe i bllokohet leja (VIDEO)
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bëri manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi i dehur gjobitet dhe i bllokohet leja (VIDEO)

Një person në Vlorë është gjobitur me 50 mijë lekë të rinj dhe i është bllokuar leja e drejtimit për 2 muaj të mjeteve ujore, pasi u konstatua duke kryer manovra të rrezikshme me një gomone, të cilën e drejtonte me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.

Një person në Vlorë është gjobitur me 50 mijë lekë të rinj dhe i është bllokuar leja e drejtimit për 2 muaj të mjeteve ujore, pasi u konstatua duke kryer manovra të rrezikshme me një gomone, të cilën e drejtonte me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë kontrolleve në zonën pranë ankorimit të mjeteve lundruese në Triport, Vlorë, konstatuan një gomone që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme, duke rrezikuar sigurinë e mjeteve të tjera lundruese dhe të pushuesve që ndodheshin në zonë. Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë dhe ndaluan gomonen, me drejtues shtetasin A. G. Pas testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur. Në përfundim të veprimeve procedurale, drejtuesit të mjetit lundrues iu vendos masa administrative gjobë 50 mijë lekë të rinj dhe iu bllokua leja e drejtimit për 2 muaj. Gjithashtu, u bllokua edhe mjeti lundrues gomone. Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe shmangien e çdo sjelljeje që rrezikon sigurinë e jetës dhe të mjeteve lundruese në det.