Lajme Zone
“Për’puthen” rikthehet me “Kapitull të ri”: Heidi Baci moderatore, Drini Zeqo dhe Erjola Doçi opinionistë, surpriza në sezonin e ri
KulturëTop Channel

“Për’puthen” rikthehet me “Kapitull të ri”: Heidi Baci moderatore, Drini Zeqo dhe Erjola Doçi opinionistë, surpriza në sezonin e ri

Programi i vetëm i dashurisë në vend, “Për’puthen”, rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel, në edicionin e tij të 7-të, për të mbajtur të mbërthyer shqiptarët para ekranit dhe në çdo platformë online ku ata ndodhen, nën logon e Top Channel.

Programi i vetëm i dashurisë në vend, “Për’puthen”, rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel, në edicionin e tij të 7-të, për të mbajtur të mbërthyer shqiptarët para ekranit dhe në çdo platformë online ku ata ndodhen, nën logon e Top Channel. “Kapitull i ri” – është fraza që është përdorur në postimet promovuese të programit në Instagram, duke shtuar kureshtjen e audiencës për ndryshimet dhe risitë që do të sjellë ky sezon i ri, i cili premton të jetë plot surpriza.

“Për’puthen” pritet të vijë me një kast unik pjesëmarrësish dhe karaktere të veçanta, të cilët pritet ta mbajnë publikun të gozhduar para ekranit me mënyrën se si do të njihen, përballen dhe ndërveprojnë në prani të kamerave. Edhe risitë e këtij edicioni mbahen ende sekret nga produksioni.

Risi janë edhe figurat kryesore të programit. Heidi Baci vjen në rolin e moderatores, Erjola Doçi në rolin e opinionistes, ndërsa Drini Zeqo rikthehet në Top Channel pas plot 22 vitesh. Ndërsa autor i “Për’puthen” do të jetë gazetari Ronaldo Sharka.

Mbetet për t’u zbuluar vetëm data e premierës. Deri atëherë, do të duhet të prisni edhe pak. Top Channel