Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Veterik, në Bashkinë e Beratit. Flakët kanë përfshirë fillimisht një magazinë të mbushur me materiale dhe prodhime bujqësore, duke u përhapur më pas me shpejtësi drejt banesës dykatëshe ngjitur. Në momentin e mbërritjes së forcave zjarrfikëse, zjarri kishte depërtuar në katin e parë të banesës, në pronësi të shtetasit Sokrat Delibashi. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, flakët u lokalizuan dhe u shuan në kohë, duke bërë të mundur shpëtimin e banesës nga djegia. LEXO edhe...Berat/ Përfshihen nga flakët dy shtëpi të pabanuara, dëmtohet një monument kulture dhe një makinë (VIDEO) Si pasojë e zjarrit, magazina me materiale dhe prodhime bujqësore u shkrumbua plotësisht. K.M/E.H/ReportTv.al Berat Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.6% 61 bashki (si sot) 27.2% Vota total: 2397 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
