Pasi socialisti Taulant Balla e sulmoi për nisjen e punimeve në bulevardin kryesor të Kavajës në kulmin e sezonit turistik, kryebashkiaku Fisnik Qosja inspektoi ecurinë e punimeve së bashku me deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti. Sipas Qoses projekti synon rikualifikimin dhe rindërtimin e kësaj hapësire, për ta bërë qendrën e Kavajës më funksionale. LEXO edhe...Balla viziton sipërmarrjen tekstile në Kavajë: Programi 'Dyfisho Sipërmarrjen Tënde' mbështetje edhe për sektorin fason Deputetja Jorida Tabaku vlerësoi investimet në qendër të qytetit, ndërsa ngriti edhe shqetësimin për klimën ndaj sipërmarrjes lokale. Ajo tha se ka marrë informacione se administrata tatimore qendrore ka dërguar inspektorë në Kavajë për të ushtruar presion dhe për të intimiduar bizneset në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Tabaku theksoi se biznesi duhet të mbështetet dhe të trajtohet si partner i zhvillimit ekonomik, jo të përdoret si objekt presioni politik. K.M/E.H/ReportTv.al fisnik qosja kavaje taulant balla tomor alizoti belind këlliçi Jorida Tabaku Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 2718 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
