Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj këtë të premte është paraqitur në ambientet e SPAK ku do të marrë pjesë në gjykatë për seancën e radhës për dosjen “Sterilizimi”. Pas disa minutash në ambientet e gjykatës, Beqaj u largua pasi seanca nuk u zhvillua për shkak të bojkotit të avokatëve. Gjithashtu mësohet se mungonte gjyqtarja Rudina Palloj. Beqaj u lirua nga burgu, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi zbutjen e masës së sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”. Beqaj, i cili është nën hetim në lidhje me dosjen SASPAC, do ta vijojë procesin penal nën këtë masë sigurie. Ai ishte arrestuar në korrik 2024 me urdhër të SPAK dhe që prej atëherë ndodhej në paraburgim. Më herët, GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së kishin rrëzuar disa kërkesa të tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Beqaj qëndroi 2 vite në paraburgim.
