Lajme Zone
Bënë shqiponjën me duar gjatë ekskursionit në Mal të Zi, 4 nxënës nga Durrësi arrestohen pas denoncimit të një gruaje! Lirohen nga gjykata
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Bënë shqiponjën me duar gjatë ekskursionit në Mal të Zi, 4 nxënës nga Durrësi arrestohen pas denoncimit të një gruaje! Lirohen nga gjykata

Katër nxënës shqiptarë nga Durrësi kaluan natën në polici në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, vetëm pasi bënë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë një shëtitjeje. Të rinjtë, të cilët ndodheshin në ekskursion me shkollën, u shoqëruan në komisariat pas denoncimit të një gruaje malazeze dhe u lanë të lirë rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Ngjarja nisi dje pasditen e së shtunë

Katër nxënës shqiptarë nga Durrësi kaluan natën në polici në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, vetëm pasi bënë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë një shëtitjeje. Të rinjtë, të cilët ndodheshin në ekskursion me shkollën, u shoqëruan në komisariat pas denoncimit të një gruaje malazeze dhe u lanë të lirë rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Ngjarja nisi dje pasditen e së shtunës kur nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës mbërritën në Kotor. Pasi u sistemuan në hotel, ata dolën për të shëtitur në rrugët e qytetit. LEXO edhe...Itali/ Po transportonte në kamionin frigoriferik dy makina drejt Shqipërisë, policia e gjobit me 10 mijë euro! I heq edhe patentën të riut shqiptar Rreth orës 17:30, tre prej nxënësve u ndeshën me një grua rreth 55-60 vjeçe, e cila i pyeti në gjuhën e saj se nga vinin. Të rinjtë iu përgjigjën se ishin shqiptarë dhe bënë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Gruaja e mori këtë gjest si provokim madje goditi dy-tre herë me pëllëmbë njërin prej nxënësve. Të rinjtë u larguan duke menduar se episodi kishte përfunduar. Por pak më vonë, kur u mblodhën bashkë me nxënësit e tjerë për t'u ngjitur në autobus, u përballën me policinë nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes kombëtare, Gruaja kishte bërë kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar prej tyre. Policët lokalë të Kotorrit ndaluan autobusin dhe shoqëruan në komisariat tre nxënësit shqiptarë Me ta shkoi edhe mësuesja që i shoqëronte gjatë ekskursionit. Të rinjtë dhanë shpjegimet e tyre për atë që kishte ndodhur, por qëndrimi në polici zgjati deri mëngjesin e sotëm. Rreth orës 08:00 të 1 nëntorit, nxënësit u lanë të lirë me një vërejtje verbale dhe vijuan programin e ekskursionit në Mal të Zi. Ora 15:41 Lirohen 4 nxënësit nga Durrësi që u ndaluan në Mal të Zi, ambasada shqiptare: U respektuan të drejtat e tyre dhe u sigurua avokat, përkthyes e psikolog Ambasada shqiptare në Mal të Zi ka njoftuar lirimin e 4 nxënësve të mitur nga Durrësi që u ndaluan sepse kishin bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Kjo kishte shkaktuar një konflikt me një malazeze.Ambasada thotë se ka qëndruar pranë tyre duke u ofruar asistencë dhe ka komunikuar vazhdimisht me familjarët e mësuesit. Gjatë procedurave, të miturve u është siguruar avokat, përkthyes e psikolog.“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi informon se katër nxënësit shqiptarë të mitur, të ndaluar më 31 tetor në Kotorr, janë liruar pa dënim pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe janë nisur drejt Shqipërisë.Sipas informacionit të marrë, ndalimi pasoi një konflikt verbal me një shtetase malazeze, pasi nxënësit kishin bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.Që prej marrjes dijeni për ngjarjen dhe deri në përfundimin e procedurave ligjore e nisjen e nxënësve drejt Shqipërisë, përfaqësuesi i Ambasadës ka qëndruar pranë tyre, duke ofruar asistencë konsullore. Ambasada ka mbajtur gjatë gjithë kohës komunikim të vazhdueshëm me autoritetet malazeze, familjarët dhe mësuesit.Sipas autoriteteve malazeze, gjatë procedurave është garantuar respektimi i të drejtave të të miturve dhe u është siguruar avokat, përkthyes dhe psikolog.Ambasada vlerëson bashkëpunimin me autoritetet malazeze dhe mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shtetasve shqiptarë”, thotë njoftimi zyrtar. Share U.D/P.J/ReportTv.al shqiponja mali i zi kotorr shqiptar Komento Komente Flora: 01/11/2026 14:07 Po jane Shqiptare cka ti beni Hallit .

Shqiponja eshte simbol I SHQIPTARISE. Dhe buk duhet te ndjehet keq askush qe ne e bejme Shqiponjen ore e qast. Përgjigju Lala: 01/11/2026 13:45 Kush Ben denincimin I pari esht I fituar.mend per her tjeter .ne bote nje shpulle esht baraz me 50 mj euro + Përgjigju Hello: 01/11/2026 12:17 Plera malazez si gjithmkne krimba 500 mije kane ngelur Përgjigju Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.2% Jo 41.5% Nuk e di 8.2% Vota total: 607 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?