Lajme Zone
Shkodër/ Shoferja humbi kontrollin dhe doli nga rruga, makina përplas për vdekje 67-vjeçaren
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shkodër/ Shoferja humbi kontrollin dhe doli nga rruga, makina përplas për vdekje 67-vjeçaren

E reja humbi kontrollin mbi makinën te vendi i quajtur “Ura e Bahçallëkut”, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët metalike të një ndërtese.

Një 27-vjeçare në Shkodër ka përplasur për vdekje me makinë një këmbësore. E reja humbi kontrollin mbi makinën te vendi i quajtur “Ura e Bahçallëkut”, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët metalike të një ndërtese. Si pasojë, ndërroi jetë 67-vjeçarja. LEXO edhe...Has/ Mjeti sportiv përmbyset në livadh, humb jetën shqiptari i Kosovës! Plagoset i vëllai Njoftimi i plotë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja B. P., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja E. B., 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. P.J/ReportTv.al aksident me vdekje Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.2% Jo 41.5% Nuk e di 8.4% Vota total: 610 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?