Një grup qytetarësh janë mbledhur këtë të mërkurë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po zhvillojnë një protestë. Protestuesit kanë dalë para ambienteve të SPAK me pankarta në duar, përmes të cilave shprehin mesazhet dhe kërkesat e tyre ndaj institucioneve të drejtësisë. Një prej parullave të mbajtura prej tyre shkruan: “Belinda u mbrojt nga Rama, po kush do ta mbrojë qytetarin nga pushteti?!”. Protesta zhvillohet në një kohë kur SPAK është në qendër të vëmendjes për hetime ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: proteste
