Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh deputeti demokrat, Belind Këlliçi, do të jetë ditën e enjte në orën 11:00, i ftuar në një intervistë ekskluzive në CNA TV, nën drejtimin e gazetarit Elvi F.
Këlliçi do të zhvillojë një bashkëbisedim të gjerë mbi një sërë çështjesh me interes të lartë publik.
Në fokus të intervistës do të jenë sezoni i ri politik, ripërtëritja dhe aksioni opozitar, protestat qytetare në vend, kandidatët e opozitës për garën për Bashkinë e Tiranës, puna e SPAK-ut, si dhe denoncimet e bëra publike nga Këlliçi.
Gjithashtu do të diskutohet për betejën e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dosjen e drejtorëve të "5D", “Belindi dhe Belinda”, si dhe zhvillimet politike në kampin socialist, "Besa", dokumenti strategjik i prezantuar nga Kryeministri Edi Rama, ndërtimi i platformës "Pasqyrë Albania", si dhe shumë çështje të tjera.
Intervista do të transmetohet live në ekranin e CNA TV, nesër, në orën 11.00./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

