Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Bëhet fjalë për 1 mld euro…”/ Erald Kapri për çështjen Balluku: SPAK gjeti prova të reja, presioni politik ka qenë i llahtarshëm! Ish-zv.kryeministrja ka pushtet real, lëviz gurët…


Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, foli në emisionin “Prime News24” në News24 për çështjen e Belinda Ballukut, duke komentuar hetimet e SPAK-ut, akuzat për korrupsion dhe presionin politik ndaj institucionit të drejtësisë.

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, foli në emisionin “Prime News24” në News24 për çështjen e Belinda Ballukut, duke komentuar hetimet e SPAK-ut, akuzat për korrupsion dhe presionin politik ndaj institucionit të drejtësisë. Kapri u shpreh se bëhet fjalë për akuza që lidhen me një vlerë prej rreth 1 miliard eurosh, duke e cilësuar këtë shumë si të konsiderueshme në raport me buxhetin e shtetit. Sipas tij, dosjet e hetimit kanë zbuluar elemente që, në vlerësimin e tij, tregojnë për një skemë korrupsioni. Deputeti vlerësoi punën e SPAK-ut, duke theksuar se, pavarësisht presionit të madh politik dhe refuzimit të kërkesës së parë nga mazhoranca, prokurorët kanë vijuar hetimet dhe kanë mbledhur prova të tjera. Ai ngriti pikëpyetje edhe për ndikimin që, sipas tij, mund të ushtrohet mbi institucionet e drejtësisë, duke iu referuar përgjimeve të institucioneve nga SHISH-i. Kapri theksoi se rëndësia e çështjes lidhet edhe me pozicionin politik të Ballukut, të cilën e cilësoi si një nga figurat me peshë në qeveri dhe në Partinë Socialiste. “Numri dy i qeverisë, për shkak të akuzave që ka dhe për shkak të dëmit, ku bëhet fjalë për 1 mld euro, është sa 1/7 apo 1/8 e buxhetit. Dosjet e hetimit kanë zbuluar se kemi të bëjmë me skemë korrupsioni deri në fund. SPAK mendoj se ka vepruar në rregull. Ta sollën njëherë kërkesën…Por mazhoranca nuk ka ndryshuar. Pavarësisht presionit të madh politik SPAK gjeti prova të reja bëri gati dosjen dhe po mbyll hetimet. Presioni ndaj SPAK ka qenë i llahtarshëm. Kur i përgjon me SHISH institucionet çfarë prisni nga SPAK? E ka çuar deri në fund dosjen…

Një prokurori që u thotë shqiptarëve ka gjetur 1 mld euro shpërdorime, edhe çoi për gjykim për korrupsion numrin 2 të qeverisë, por zonja ka një pushtet real ka grup parlamentar. Është drejtuese aktuale e qarkut të Fierit. Është zonja që ka 5 ministra në qeveri…E dinë të gjithë që ajo lëviz gurët? Derisa lajmërojnë që mbyllin dosjen ngrenë 5 akuza , do të thotë që SPAK shkoi kaq larg”, tha Kapri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Belinda Balluku erald kapri