Lajme Zone
Begaj dekretoi pagat e reja të magjistratëve, Bardhi: Asnjë surprizë nga roja i godinës së Parlamentit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Begaj dekretoi pagat e reja të magjistratëve, Bardhi: Asnjë surprizë nga roja i godinës së Parlamentit

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi sulmon presidentin Begaj pasi ky i fundit dekretoi ligjin e miratuar në Kuvend për rritjen e pagës së magjistratëve.

Me kritika të ashpra dhe akuza e priti Gazment Bardhi dekretimin e ligjit për pagat e magjistratëve nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. “Asnjë surprizë nga roja e godinës së Parlamentit, Bajram Begaj!”, shkruajti kreu i grupit parlamentar demokrat, i cili shton se presidenti e ka vënë në pikëpyetje serioze mënyrën si po ushtrohet roli i tij kushtetues. "Asnjë surprizë nga roja e godinës së Parlamentit, Bajram Begaj! Brenda 24 orëve, pa ushtruar në mënyrë të dukshme rolin e tij kushtetues si garant i Kushtetutës dhe si faktor ekuilibrues institucional, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shpalljen e ligjit për statusin e magjistratëve. Çështja nuk është thjesht te pagat e magjistratëve. Bëhet fjalë për një ligj që prek drejtpërdrejt arkitekturën kushtetuese të shtetit, pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe raportin ndërmjet pushteteve, veçanërisht rolin e Gjykatës Kushtetuese në garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve. LEXO EDHE:Ligji i ri për piramidën e pagave/ Rama fton magjistratët në tryezë me ekspertët e KiE: Zgjidhje afatgjatë, nuk duam konflikt Kushtetuta e ka konceptuar Presidentin e Republikës si një figurë mbi palët, me një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit institucional dhe në përballimin e krizave kushtetuese. Pikërisht për këtë arsye, në momente të përplasjeve ndërmjet institucioneve, qytetarët presin nga Presidenti qëndrime të qarta dhe ushtrimin e plotë të kompetencave që i jep Kushtetuta. Injorimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, nëse konstatohet, nuk mund të reduktohet në një debat teknik mbi pagat e gjyqtarëve. Po aq serioze është edhe situata e krijuar nga vonesat në trajtimin e tyre financiar. Këto çështje kërkojnë zgjidhje në përputhje me Kushtetutën, jo një përshkallëzim të konfliktit ndërinstitucional. Në këtë situatë, dekretimi i ligjit pa një qëndrim publik të Presidentit mbi përplasjen institucionale dhe mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po ushtrohet roli i tij kushtetues. Kushtetuta i ka dhënë një rol shumë më të rëndësishëm: të jetë mbi palët dhe të garantojë funksionimin kushtetues të shtetit. Për fat të keq, Presidenti i Republikës nuk perceptohet më si arbitër dhe garant i ekuilibrit kushtetues, por si një institucion që thjesht formalizon vendimmarrjen e mazhorancës. Institucioni i Presidentit nuk është Drejtor Thesari dhe as roje e godinës së Kuvendit. Bajram Begaj po", shkruan Bardhi. Lajmi kryesor: Pagat e magjistratëve/ PS miraton rritjen sa 2% e pagës së Presidentit, Begaj e dekreton! Rama: Ligj i ri për piramidën e pagave! PD: Puç kushtetues (VIDEO) Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Bajram Begaj gazment bardhi pagat e drejtesise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3236 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?