Lajme Zone
Befason federata holandeze e futbollit, emëron Xavi Hernandes si trajnerin e ri të 'tulipanëve'
SportReport TV

Befason federata holandeze e futbollit, emëron Xavi Hernandes si trajnerin e ri të 'tulipanëve'

Xavi Hernandes është emëruar trajneri i ri i Holandës, duke pasuar të larguar Ronald Koeman.

Lajmi i papritur erdhi nga federata holandeze e futbollit që njoftoi kontratën 4-vjeçare me spanjollin. Ish-trajneri i Barcelonës do të drejtojë projektin deri në 2030 kur përfshihet edhe Botërori. Xavi pason në këtë detyrë Roland Koeman, i cili u largua pas Botëroritt ë dështuar në Amerikë. Holanda u eliminua që në fazën e 1/32 nga Maroku edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha. LEXO edhe...Zyrtare/ U eliminuan nga Kupa e Botës 2026, Ronald Koeman jep dorëheqjen si trajner i Holandës “Xavi Hernandez është emëruar trajneri i ri i ekipit kombëtar të meshkujve të Holandës. Spanjolli 46-vjeçar zëvendëson Ronald Koeman. Xavi ka arritur një marrëveshje me KNVB-në për një kontratë që do ta mbajë atë në ekip deri në Kupën e Botës FIFA 2030,”-thuhet në njoftimin e federates holandeze. Ne.k./ReportTv.al holanda Xavi Hernandez boterori 2030 Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.6% Jo 51.3% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4082 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?