Lajme Zone
Bedri Hamza jep dorëheqjen nga detyra si kryetar i PDK-së
PolitikëCNA

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga detyra si kryetar i PDK-së

Bedri Hamza ka njoftuar dorëheqjen nga detyra si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Hamza e njoftoi vendimin gjatë një deklaratë për shtyp nga Kryesia e partisë. “Çdo kryetar duhet ta dijë kur është kohë për të hapur rrugë për fazë të re. Sapo e përfva mbledhjen e Kryesisë dhe sot kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ai. Ndër të

Bedri Hamza ka njoftuar dorëheqjen nga detyra si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Hamza e njoftoi vendimin gjatë një deklaratë për shtyp nga Kryesia e partisë. “Çdo kryetar duhet ta dijë kur është kohë për të hapur rrugë për fazë të re. Sapo e përfva mbledhjen e Kryesisë dhe sot kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ai. Ndër të tjera, Hamza është shprehur se dorëheqja e tij nga posti i kryetarit nuk nënkupton largim nga partia. “Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike. Derisa të kem jetë, do të jem votues besnik i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i kësaj familjeje të madhe politike”, u shpreh ai. Hamza foli edhe për vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke shprehur zhgënjimin e tij me padrejtësinë në Hagë dhe duke theksuar se përpjekjet për drejtësi, zbardhjen e së vërtetës dhe kthimin e tyre pranë familjeve dhe Kosovës do të vazhdojnë. Ai theksoi gjatë fjalimit të tij se interesi i partisë dhe i vendit duhet të jetë gjithmonë mbi interesin personal. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.