Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha feston 37-vjetorin e lindjes. Artistja ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi provokuese nga New York-u. Bebe shfaqet duke pozuar me të brendshme në apartamentin ku po qëndron, ndërsa krahas tyre ka shkruar shkurt: “Happy birthday to me”. LEXO edhe...Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë për gjuhën shqipe, i mbështet edhe Bebe Rexha: Shqipja është pjesë e identitetit tonë 37-vjeçarja është sot një nga këngëtaret me origjinë shqiptare më të njohura në skenën ndërkombëtare, por rrugëtimin në industrinë muzikore e nisi fillimisht si autore këngësh për artistë të tjerë. Ajo ka shkruar këngë për emra si Selena Gomez dhe Nikki Williams, ndërsa një nga sukseset që e bëri të njohur në industrinë muzikore ishte “The Monster”, kënga e Eminem dhe Rihanna, e cila arriti në vendin e parë të Billboard Hot 100. Më pas, Rexha nisi të ndërtonte karrierën e saj si artiste solo. Në maj të vitit 2015 publikoi EP-në e parë, I Don’t Wanna Grow Up, ku përfshiheshin këngët “I’m Gonna Show You Crazy” dhe “I Can’t Stop Drinking Without You”. Suksesi vijoi edhe me bashkëpunimet ndërkombëtare. “Me, Myself & I” me reperin G-Eazy u rendit në Top 10 të klasifikimeve pop në vitin 2016, ndërsa bashkëpunimi me Martin Garrix, “In the Name of Love”, arriti në Top 30. Prej atëherë, Bebe Rexha ka vijuar karrierën me një sërë këngësh dhe bashkëpunimesh të suksesshme në skenën muzikore ndërkombëtare. Share SI.E./ReportTv.al bebe rexha Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31.4% Drejtësia 65.4% Nuk e di 3.2% Vota total: 907 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

