Lajme Zone
Pas urdhrit ekzekutiv të Trump, Google Maps ndryshon emrin e Liqenit Ontario në ‘Liqeni Amerika’
BotëReport TV

Pas urdhrit ekzekutiv të Trump, Google Maps ndryshon emrin e Liqenit Ontario në ‘Liqeni Amerika’

Google Maps ka ndryshuar emrin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika” për përdoruesit në SHBA, pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump. Kanadaja ka kundërshtuar riemërtimin, duke deklaruar se do të vazhdojë ta quajë Liqeni Ontario.

Google Maps ka ndryshuar emrin e “Liqenit Ontario” në “Liqeni Amerika”, duke reflektuar urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump për riemërtimin e liqenit. Ndryshimi vlen vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi përdoruesit që hapin Google Maps nga Kanadaja do të vijojnë të shohin emrin e vjetër, “Lake Ontario”. Trump njoftoi të enjten se kishte vendosur të ndryshonte emrin e liqenit. Vendimi vjen në një kohë kur përplasjet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë janë përshkallëzuar, duke bërë që dy vendet të vendosin tarifa reciproke për mallra me vlerë miliarda dollarë. LEXO edhe...Marrëveshja me Venezuelën, Trump: Nafta do të përdoret për të rimbushur rezervat strategjike të SHBA-së Google Maps bëri një ndryshim të ngjashëm edhe vitin e kaluar me Gjirin e Meksikës, duke e emërtuar atë “Gjiri i Amerikës” për përdoruesit amerikanë, pas urdhrit ekzekutiv të Trump në ditën e parë të mandatit të tij për ndryshimin e emrit të kësaj hapësire ujore. Kryeministri kanadez Mark Carney e kundërshtoi menjëherë të enjten ndryshimin e emrit të liqenit. Edhe guvernatorja demokrate e Nju Jorkut, Kathy Hochul, shtet që ndan një kufi të gjatë me Kanadanë, deklaroi se “Nju Jorku nuk do ta quajë kështu”. Ndërkohë, Phil Scott, guvernatori republikan i Vermontit fqinj, e cilësoi vendimin e Trump si “meskin dhe zhgënjyes” në një reagim në rrjetet sociale. Kryeministri i provincës së Ontarios, Doug Ford, zbuloi të shtunën një tabelë të madhe të vendosur pranë liqenit, ku shkruhej “Liqeni Ontario: Tani dhe përgjithmonë”, në anglisht dhe frëngjisht. “Presidenti Trump mund ta quajë si të dojë, por mund t’ju them se pjesa tjetër e botës do ta quajë gjithmonë Liqeni Ontario”, deklaroi Ford. SI.E./ReportTv.al Liqeni Ontario kanada donald trump SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31.4% Drejtësia 65.4% Nuk e di 3.2% Vota total: 956 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?