Integrimi gradual në BE, pa të drejtën e vetos do të ishte zgjidhja më e mirë për anëtarësimin e Shqipërisë në Union. Kryeministri Rama përsërit idenë e lançuar prej tij, duke theksuar se kjo do të jetë mënyra më e mirë për t’u bërë pjesë e familjes europiane, ndërkohë që nga disa vende të Europës fryjnë erëra ekstremiste dhe nacionaliste kundër zgjerimit.
Rama i kujton Bashkimit Europian se edhe ai do të përfitojë edhe ekonomikisht nga anëtarësimi i Shqipërisë, që ka lënë jashtë investimet ruse dhe kineze. Për këtë çështje, analisti Arben Meçe, i ftuar në ABC News, tha se aktualisht ekzistojnë tre pista për mënyrën se si Shqipëria mund të integrohet në Bashkimin Europian. Sipas Meçes, propozimi i Ramës lidhet me një qasje të re ndaj procesit të zgjerimit, ku vendet kandidate do të mund të përfshihen gradualisht në strukturat dhe politikat e BE-së, pa pasur menjëherë të gjitha të drejtat që gëzojnë vendet anëtare, përfshirë të drejtën e vetos. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ai theksoi se kjo është qasja strukturale, e cila do ishte një zgjidhje e duhur për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Ekzistojnë tre pista, të cilat janë aktive për mënyrë se si do bëhet Shqipëria në BE. Pista e parë është integrimi gradual, pra integrohet ekonomia, në fushën e arsimit dhe shkencës. Më tej kemi një iniciativë tjetër, që është integrimi hap pas hapi. Iniciativa më e avancuar është iniciativa franko-gjermane.
Në thelb të integrimit struktural, është pikërisht ajo që artikuloi Rama sot: do bësh reformë, do plotësosh hap pas hapi kapitujt dhe me të plotësuar kapitujt ti gradualisht hap pas hapi bëhesh pjesë e BE, pa të drejtë veto.
Franca dhe Gjermania janë “nëna e babai” i kësaj iniciative. Rama po mbështet iniciativën. Rama për herë të parë artikulon se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë në BE, pa të drejtë vote”, tha ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

